Fjalë të vjetra tironase. (I)

Fjalë të vjetra tironase. (I)

Marsida T. Najdeni
13 shtator 2018

(Botuar për herë të parë tek Tirona.Website të mikut tim, Olsi Ferrazinit, më 1 gusht 2018)

Ka raste që nuk flas shqip me ditë, por unë prap ngulmoj shumë dhe përpiqem ta mbaj të gjallë në të përditçmen time. Më shumë se gjysma e jetës sime është larg Tironës. Nuk po gënjej, se kur më lavdojnë për shqipen dhe dialektin tim bashkatdhetarët në diasporë, brenda vetes ndjej një kënaqësi t’madhe dhe pse kurrë nuk e jap veten. Kam rastis dhe me persona që habiten shumë kur i them sa kohë kam pa shku n’mëmdhe dhe ma dëgjojnë shqipen fjoll. Them mëmdhe sepse për mua Tirona është si një nonë e përjetshme, e cila as plaket as nuk i bi pesha. Ajo vetëm naltsohet!

Pa e kuptuar dhe as vetë ndërmend më vinë fjalë të vjetra tironase. Sidomos kur jam në timon, që ngas makinën si robot dhe mendja fluturon. Atëhere më vinë më shumë ndërmend këto fjalë. Pastaj nxehem me veten se s’kam ku t’i shkruaj dhe fluturojnë nga mendja si vapa me gushtin. Shumë nga ju do thonë, kot fare, por kur ke dy dekada larg në një vend që as përafërsohet me atë tëndin, asikohe kthehen në fjalë legjendare.

– Gufurr –
Mo mu gufurr mu ashu.
Çër ke me qi gufurresh si gjel?

Shpjegimi:
Gufurr – kur dikush të hakërrohet me inat. Të flet me të bërtitura.

– Zgupth –
Mo mu zgërdhi mu njashu se ta dhash nji t’çova zgupthi.
Aq shum u trem sa flëroi (fluturoi) zgupthi.

Shpjegimi:
Zgupth – kur dikush çohet peshë gjithë trupi lart nga vendi ku është ulur. *Jo se e mban dikush peshë, por vetngrihet komplet peshë dhe nga sepandeh (papritur).

– Gufmim –
Aq jom knoq po m’gufmo krahnuri.
Jom tu gufmu pri qefit.

Shpjegimi:
Gufmim – kur ndjen një gëzim të madh dhe fryhesh aq shumë nga kjo ndjesi sa gati sa nuk të plas kraharori nga vetkënaqësia.

– Fomje –
A je fo t’keqen nona? Po mi none.
A do mo t’keqen nona? Jo mi none se jom fo.

Shpjegimi:
Fomje – ngopje, të arrish një nivel të lartë ngopjeje nga e ngrëna.

– Mrroklla –
Na onjte kaptinën i tuf mrroklla.
Veç mrroklla qit pri goje.

Shpjegimi:
Mrroklla – në fakt mund të përdoret në disa situata, edhe pse shumë veta e “ngaterrojnë” me fjalën rronglla (rraqe = sende gjithandej pa vlerë). Mbase të dyja janë e njëjta fjalë e zgjeruar shumë në disa përdorime duke parë kontekstin e situatës. Nona ime e përdorte fjalën mrroklla si gjepura. Vonohesha unë në drekë me shoqet dhe nona m’thoshte “Çu bone mi non?” Unë filloja me gjepura fëmijësh, që ajo i përgjigjesh “Leni mi kto mrroklla.” Mrroklla pra kishte formën e sajesës (gënjeshtrës).

Kaq për sot, sepse nostalgjia dhe malli po më bëjnë ta mbyll. Kërkoj ndjesë po pat ndonjë shpjegim jo të saktë ose dhe fjalë jo të saktë, por unë kështu i mbaj mend nga fëmijëria ime. Ashtu siç i mbaj mend i përdora dhe i shpjegova. Gjithkush në familje, farefis dhe rreth shoqnor mund t’i ketë përdorur mbase disi ndryshe. Por, unë të tilla i mbaj mend.

*Kopertina e këtij shkrimi është punuar nga miku im Olsi Ferrazini.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: