DIJA dhe besimet të katundarvet bujqë – Nga HASAN FARKA

Botuar në gazetën Java në Tiranë, e vitit 1938-1939 faqe 9.

NDONËSE katundari shqiptar quhet prej shumkuej <<primitif>> ai din shumë gjâna të vlefshme mbi bujqësinë, të cilat gjâna na të shkolluemit nuk i dimë. Pra, (i drejtohem mâ fort agjentëvet të Bujqësisë) un besoj me të vërtetë, dhe jam i bindun se bujku katundar mund të na mësojë neve shumë ma tepër se sa mund ta mësojmë ne atê!
Vërtetë ai u beson edhe shumë gjanave të kota, por na duhet të dijme ta dajmë shapin prej sheqerit. Me pakë sjellje të mira, gojë t’ambël e me muhabet ia fiton shpejt zemrën si plakut ashtu edhe të riut katundar. Me këtë mënyrë na mund të sulmojmë thesarin stërgjyshor të dijes  së bujkut dhe besimet të kota t’ia zavendësojmë me të vërtetat qi mësuam në shkollë.
Qe se ç’kam pa e ndigjue un prej bujqvet :
     Martesa e fiqvet : katundarët i martojnë fiqt e butë me t’egjër. Marrin kokrra nga të fiqvet të egjër, i bajnë varg me penjë dhe ua varin drunjvet të fiqvet të butë. Këtë veprim ata e quejnë martesë.
     I thashë nji plaku të ma zgjidhë këtë veprim. Ai më tha se kokrrat e fikut t’egër paskan mbrenda disa miza me cillsi mashkullore të cilat dalin dhe bashkohen me disa miza me cillsi femnore të fikut të butë. Me bashkimin e tyne prodhojnë mjaft fiq (frut). Mirëpo si dreqin i kanë diktue këto miza, të cilat janë mikroskopike?! E po paska qenë nji plak i motshëm me sy të fortë si… dylbi !… kështu e tregon katundari. Pra e mira asht që në mes të fiqvet të kemi dhe nji t’egër, si gjeli në mes të pulavet.
     Dymlekët (vedenat). — Bujqit thonë se vedenat (pjeprat qi ruhen për Dimër) nuk âsht mire me i mjellë afër kakamorevet (pjepra vere) sepse ndodh ka nji martesë në mes të tyre dhe vedenat degjenerohen dhe dalin të dobët e me cillsina verore. Kështu që nuk qëndrojnë për nji kohë të gjatë në Dimën dhe kalben shpejt. Edhe kjo nji gjâ me shumë randësi dhe lypë studim.
     Rroli i Hanës : — Bujqit, pa përjashtim, s’fillojnë asnji punë pa ndihmen e Hânës !
Hâna âsht kalendari i vërtetë i bujkut Shqiptar, As mjellin as korrin, as shartojnë e as krasisin pa qenë Hâna qi lypet. Po ta mbjellin bimën ne hânë te ré, thonë ata, bima ritet e zhvillohet mire, por nuk ep fryt ! (kështu ká ngjá dhe me mollët e mija. Ka gjashtë vjet qi i kam mbjellë, janë rritë e zhvillue pa masë por asnji kokërr s’kanë bâ deri tash ! A thue mos i kam mjellë në hâne të riu?
Nji ditë, kur shartonja nji dardhë t’egër pranë rrugës, ndigjova nj’a dy katundarë të flasin :

— Shif qenka tue shartue ky ! tha ai mâ i riu.
— Eh… sharton kot — tha plaku, — se âsht hâna e ré halaaa. — Mora shënim për nji provë.
Kjo puna e hânës do vëzhgue mirë se ka nji randësi të posatëshme për datat e mjelljevet të ndryshme. Asht nji experiencë prej shekujshë e bujkut shqiptar.
     Qyqja : Katundarët thonë se qyqja âsht nji zog i çuditëshëm. Vezët nuk i ngrohka vetë por i çon me squf nëpër çerdhet e zogjëve të tjerë qi t’i çelin ata, Dhe zogu i qyqes tuke u ushqye mâ mirë bâhet mâ i fuqishëm dhe shpesh u a grabi:ë ushqimin zgjove të tjerë e i len pa hangër.
     Besime të kotë. — Kur mbjellin bostan, katundarët ai që fillon mâ i pari lidhë kokën edhe gishtin e vogël edhe thërret :
— Ooo qok ! të kena lânë dy oxhakë me farë. Të tjerët mos na i nga ! — I mjellim me frykë se mos vjen qoku (zog nate) dhe u han farët bostanit. Gjithashtu edhe farës i hudhin dhe kokrra sheqeri qi të dalë bostani i ambël ! Si këto ka dhe shumë të tjera.

Hasan Farka
Bujk Përparimtar

Java 1938-39 DIJA dhe besimet të katundarvet bujqë - Nga HASAN FARKA
Nxorri nga arkivat e BKSH, mikesha ime, znj. Zenita Farka, e bija e autorit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: