Vëllezërit Qinami dhe binomi talent.

Vëllezërit Qinami dhe binomi talent.
Nga Marsida T. Najdeni
8 prill 2018

(Botuar për herë të parë tek Tirona.Website të mikut tim,
Olsi Ferrazinit, më 11 prill 2018)

Është lehtë ta kuptosh këtë të shqiptarëve si na largoi mëmdheu larg sepse mëmdheu është peng i një klase oligarkie hajdute autoritare tash e gati një shekull. Është e lehtë të kuptosh pse Tironën duhet ta zgrabnin aq shumë sa humbi gjënesa e saj. Pemës me kokrra i gjuajnë gjithmonë. Prandaj dhimbjen e tironsave që kthehen nga emigrimi dhe nga Tirona e fëmijërisë gjejnë pothuajse asgjë mund ta kuptoi vetëm një qytetar tjetër. Nga ky mall për Tironën dhe kjo dhimbje e përbashkët u rilidha para disa vitesh me Enris Qinamin në facebook. Jo vetem si mëhalleli të vjetër me breza që kishim ndarë të njëjtën rrugicë, por dhe se gjyshrit dikur i kishim patur miq për kokë.

Enrisin unë e mbaja mend gjithmonë si një djalë të urtë tek lagjia, që gjithmonë shikonte punën e vet dhe nuk u përzie me kërkënd. Gjithmonë më vegël muzikore në krah. Një djalë babaxhan dhe shumë i qetë, karakteristika të një tironsi me taban. Asikohe kur me Enrisin filluam të bashkbisedonim ai ishte në hapat e para për ta bërë veten e tij publike. Gjithsesi kishte ndrrojtie. Kjo sepse pak se mos keqkuptohej nga bashkombasit që shpesherë patriotizmin e kanë me aq ritme superlative saqë humbin lidhje me realitin; pak dhe se mendonte deri diku se s’do t’arrinin ta kuptonin këtë lloj të bëri muzike në Francë ku jeton. Të më falë Enrisi paksa se nuk dua që të vetlavdërohem këtu, por më pëlqen të mendoj që një nga shtysat e para dhe mbështetjet e para për të kam qenë dhe unë. E përmend këtë fakt për vetëm një arsye, sepse ndjej krenari që një artist si Enrisi të ndjehet lirshëm në artin e tij.

Enrisi jeton në Paris prej afro dy dekadash. Mbas studimeve në Akademinë e Arteve të Tiranës për kitarë dhe kompozicion klasik shkoi në Francë për një studim më të specializuar ku ende vazhdon e jeton. Por çfarë zhanri muzike është ky i Enrisit? Muzikë bektashiane me tradita shqiptare nën tingulling e sharkisë. Mistike apo jo? Të dëgjosh këngët e vjetra me një interpretim sufist thjesht me një sharki dhe një zë krejt t’lirë është vërtetë një lloj rryme që dëgjohet pothuajse rrallë. Enrisi ka dhënë tashmë koncerte të shumta në Paris dhe qytete të tjera franceze. Gjithashtu në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni është prezantuar me koncerte të tilla. Në rrethin e muzikës orientaliste në Paris ai është një figurë shumë e njohur. Shumë artistë të huaj nga vende të ndryshme të botës Enrisi i ka bërë të këndojnë shqip. Enrisi përveçse shqip gjithashtu këndon në frengisht, turqisht dhe arabisht. Vazhdon rritet si artist në këtë fushë. Ai duket sikur po ringjall Jusuf Myzyrin me këtë zhanër muzike.

Ju ftoj ta dëgjoni mikun tim, jo vetëm do të kënaqeni, çmalleni, por do t’zbuloni një form arti magjike. Muzika e luajtur nga Enisi të çon larg shpirtërisht të përhumb.

Enrisi nuk ishte i vetëm në atë shtëpi t’vjetër tironase, për fat të mirë nga të paktat shtëpi që egziston ende. Vëllai i tij, Olsi Qinami, gjithashtu i dedikohej muzikës po aq me mish e me shpirt thënë popullorshe. Olsi që në moshën gjashtë vjeçare i binte pianos. Paramendojeni vetë se çfarë gjallërie kishte ajo shtëpi me dy djem energjik dhe artista. Edhe Olsi është një i larguar tjetër nga Tirona. Prej shumë vitesh jeton dhe punon në Londër. Ai është dirigjent, pianist dhe profesor. Një nga krijimtaritë e tija më të bukura është krijimi i një orkestre ku përsos se krijues i saj ështe dhe drejtori dhe dirigjenti. “London Thames Orchestra” ku mund të keni mundësinë të ndiqni Olsin e ëmbël në Londër.

Olsi Qinami
Dirigjenti Olsi Qinami

Po ashtu si i vëllai Olsi ka mbaruar Akademinë e Arteve të Tiranës për dirigjent. Do të ndiqte specializime në Itali, Austri, Angli; dhe në Francë do të diplomohej nga konservatori prestigjioz “Ecole Normale de Musique de Paris”. Ai ka qenë dirigjent në Teatrin Operistik Kombtarë të Shqipërisë, ka dirigjuar orkestrën e Operas së Massy në Francë, gjithashtu dhe dirigjent i orkestrës filarmoniste së qytetit të Londrës, Genovës, Grazit etj. Ai gjithmonë kthehet në atdhe sepse kurrësesi nuk mund ta harroi atë. Më 2016 pruri në Teatrin Kombëtarë veprën e parë të Puçinit. Jo më larg se tetorin e fundit Olsi ishte dirigjenti i orkestrës filarmoniste së Londrës. Për më shumë mbi Olsin vizitoni olsiqinami.com


Nuk më mbetet vetëm se t’i uroj vëllezërve Qinami suksese të mëtejshme. Tirona na lindi dhe Tirona na rriti!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: