Femrat e prapambetura tiranase… sipas Partisë Punës sot e 70 e kusur vjet.

Femrat e prapambetura tiranase… sipas Partisë Punës sot e 70 e kusur vjet.
Nga Marsida T. Najdeni
2 nentor 2018

Sa herë qe vjen nandori m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminis sime në shtëpi si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit” qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot. Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turlilloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’. Ahhhh… po, mbase kur Kurt Pasha i Beratit më 1787 kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën udhnat e tija, gjë që tironasit ishin vetmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën s’flisnin SHQIP. Nejse, se humba fillin. Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj ,  bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen? Kush vazhdon ende ta bëi? Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar. Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmi. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte egzistu më parë se 1944. Bota ecën me kalendar para e mbas Krishtit kurse tek ne jo, para 1944 s’kishte gjë. Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130% rritje, matematikë analfabetësh. Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe yzmeqare akoma më shumë… ehu! Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit t’femrave katolike t’Shkodër lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?! Kështu propaganda kuqe hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase. Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998 s’tregoi nga friga komuniste ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur nga bashkombasi keqdashës. Ama, Partia trumpetonte prapambetje ndër këta femra vendalie të kryeqytetit. Sikur ishin të padalme, të paveshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje ishin rritur ashtu. Njëra përfundoi duke shitur qymyr prej urrejties inferiore. Halla e tim eti fliste 3 gjuhë të huaja etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja.

Vera Mulleti
Vera Mulleti ishte vetëm 9 vjeçe kur do ta dëbonin nga shtëpia e fëmirisë përse ishte e bija e avokatit Haki Mulleti. U internua në rrethin e Kavajës. Histori që ma ka treguar e bija znj. Mira Dine, e cila më ka treguar gjatë për vuajtiet e familjes.
Nevrez Këlliçi me bashkshortin e pushkatuar Akil Sakiqi më 1937
Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkshortin, 1937. Zotni Sakiqi do t’pushkatohej. Familjes Këlliçi do t’i merrej gjithë pasuria.
Emine Farka2
Tironsja Emine Farka e diplomuar tek Harry Fultz dalë me bashkshortin. Zotni Deliallisi do të dënohej me 18 vjet burg. I vëllai, gazetari Xhemal Farka, do t’i pushkatohej më 1948. Foton e kam parë nga znj. Zenita Farka.
Ganimet Toptani
Tironsja Ganimet Toptani e diplomuar në Vienë, Austri. Mban titullin e lartë mbas vdekjes “Fisnike e drejtë” nga shteti Izraelit bashk me bashkshortin për ndihmesën karshi hebrenjve në Tiranë. Do të kryente 2 vjet burg, i shoqi Atifi 5 vjet burg, do t’i merrej gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme. Foto nga mbesa znj. Suheila Toptani.
Safije Bashka (Kaceli)
Tironsja Safije Basha dalë në ambientet e familjes Basha të Tiranës. Bashkshortja e piktorit të madh Sadik Kaceli, e ëma e piktorit Buron Kaceli, tek ky i fundit e pashë dhe foton e zonjës.
Beshiri8
Gocat tironse të familjes Beshiri të shkolluara në Itali. Vini re prapambetjen e Sybhijes me kollare dhe xhaketë. Foto e viteve ’30. Familjes Beshiri do t’i konfiskohej gjithë pasuria. Marrë nga libri i z. Zenel Anxhaku me titull “Një kinema, një familje, një qytet” dedikuar familjes Beshiri të Tiranës.
Sadete Lleshi
Tironsja Sadete Lleshi më 1937, babain Muharremin ia pushkatuan. Po ashtu dhe vëllanë. E ëma e autorit të librit “Tirana e përgjakur” z. Bedri Alimehmeti.
Dylbere Liku
Tironsja Dylbere Liku më 1933 ditën e dasmës. Bashkshortin Muharrem Likun ia pushkatuan. Marrë nga libri “Tirana e Përgjakur” nga z. Bedri Alimehmeti.
Familja Petrela Maci Kondi
Tre krushqi tironase, familjet Maçi – Petrela – Kondi. Mësues, doktora, inxhinierë gjithë bashk. E veçantë ulur e para majtas Mësuesja e Kombit Servete Maçi. Foto nga e mbesa Znj. Zanusha Jashari.
Qerime Struga Tufina
Tironsja gjyshja ime Qerime (Struga) Tufina shkolluar në institutin Nana Mretneshë në Tiranë. Vëllain që i mbeti me studime në Itali nuk e pa për 44 vjet. “Daj Xhemoli” ishte kthyher si legjend e përrallave fëminore.
Screen Shot 2018-11-03 at 1.45.43 AM
Tironsja Safete (Tafaj) Bërmema njihej në qytet për shijen e saj të hollë në veshje. Këtë foto e kam pa për herë të parë më 2013 nga z. Ed Bërmema, i cili e kujtonte me nostalgji.
Screen Shot 2018-11-03 at 1.54.29 AM
Gjyshërit e shoqes sime Isida Kalaja, nga e majta P dhe O Kalaja, ulur Z. Toptani.
Screen Shot 2018-11-03 at 1.57.22 AM
Tironsja Ballkiz Nallbani është e motra e tenistit të parë shqiptarë Sali Nallbani. Ai është padyshim babai i këtij sporti borgjez, siç njihej asokohe. E gjithë familja Nallbani u aktivizua thellësisht ne këtë sport duke ngritur dy fusha tenisi në Tironë qysh në fund vitesh 20-të e fillim vitesh 30-të. Por, më shume nga të gjithë ethet e kapën Ballkizen, e cila i vuri qëllim vetes duke ecur fort në hapat e të vëllait. Deri në mes vitesh 40-të Saliu dhe Ballkizja morën pjesë në shumë evenimente tenistike brenda e jashtë vendit.
Screen Shot 2018-11-03 at 2.03.14 AM
Tironsja Qemoran Toptani, ose Doktoreshë Lona, ajo njihet si kirurgia e parë femër shqiptare. E bija e patriotit Fuat Toptanit, do të degdisej 10 vjet në Peshkopi, por prej nevojës që kishin e rikthyehen në Tiranë. E diplomuar në Austri dhe Itali. Foton e pashë nga z. Olsi Ferrazini.
Screen Shot 2018-11-03 at 2.06.58 AM
Tironsja Meleqe Preza mbasi mbaroi shkollën Nana Mretneshë në Tiranë vazhdoi studimet në Romë, të cilat nuk i përfundoi për shkak të luftës. Me “çlirimin” e Shqipërisë do të shërbente si mësuese, por Partia shumë shpejt do ta hiqte duke e degdisur puntore krahu tek fabrika e pllakave dhe tullave meqë kishte një vëlla të arratisur. Mbas 1990 shkoi në Australi pranë familjes.
Screen Shot 2018-11-03 at 7.48.28 PM
Aishe (Mulleti) Kazazi, e motra e Qazim Mulletit, persekutime të pafundme për gruan zonjë kapur përdore me t’shoqin. Informacioni nga mbesa Mira Dine.
Konci1
Fillim vitesh ’30-të. Tironsja Nadile (Pazari) Konçi me motrat gjatë ditës së martesës. Tradita e kërkonte që nusja ditën që largohej nga dera e shtëpisë duhet të merzitej e qante, prandaj dhe ngrysja në këtë foto. Nadilja e ëma e shahistit kampion Eqerem Konçi. Foton e kam nga kushërira ime Anila T. Konçi.
Bahri Tufina
Im gjysh ka qenë fotograf amator, kjo foto shkruan “Kujtim me shoqet eskursion jasht Tirane” vetëm se emrat nuk u lexohen. Kush ka informacion mbi zonjat e mirëpres.
Screen Shot 2018-11-03 at 8.13.57 PM
Urie (Tomini) Bakiu deri momentet e fundit të jetës mbeti heroinë, edhe pse i shoqi intelektuali Ali Bakiu bëri burgje mbas burgjesh ajo nuk e la veten t’i binte sqima dhe qytetaria kurrë. Këtë foto ma ka treguar i biri, studiuesi, Gazmend Bakiu.
Pustina - Faik Tomini 1933
E ëmbla Shazie (Pustina) Tomini, gruaja elegante e lindur më 1905. Faik Tomini tregtar me nam i Tiranës para komuniste me toka të shumta në qytet e rrethina, ështe pak të thuash që e kullonte gruan e tij. Foto e vitit 1933.

Kërkoj ndjesë se u lodha, por do t’i kthehem prap këtij blogu dhe do ta shtoj sepse ka edhe më për të treguar. Kush ka materiale si këto më lartë t’i shpërndajë me faqen TIRONA në Facebook. Nuk jam as admine dhe as pronarja e kësaj faqe, por e mbështes këdo individ që përpiqet për qytetin tonë dhe bashkqytetarët e mi.

 

One thought on “Femrat e prapambetura tiranase… sipas Partisë Punës sot e 70 e kusur vjet.

Add yours

  1. Respekt, për zonjen Marsida, qe eshte bere kujtesa e gjallë e kryeqytetit. Kjo tregon lidhjen e forte, qe munden te krijonin gjyshet tona me brezat e ardhshem…Respekt…

    Like

Leave a Reply to Mira Cancel reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: