BONKA BULQËSISË – Nga Xhemal Farka më 1937 tek gazeta “Java”

Muhabet tirane

Kuur t’vii Beqiri pri Shkodre…… e t’bjeri mètelikë…

BONKA BULQËSISË
Pri Sulës Fajës.

// Mesazh nga redaksia: Domosdo këndonjësit t’onë do të kenë pyetur vehten e tyre:
— Oi ç’na u bë Sula i Fajes?… Edhe ne e kishim bërë këtë pyetje, por thamë se mos na kishte shkuar për haváa në nonjë nga vëndet klimaterike t’Evropës. Por s’kishim të drejt. Sula i Fajës ishte këtu në Lana Bregu, por na ishte zëmëruar për Bonkan bulqësisë. Me një mijë belara e gjetëm dhe e bindëm të fillojë përsita me shkrû më gazetë, por passi e pranuam që të nxjerrë dufin e tij kundra Bonkas!…
Dhe kështu ja tek e keni Sulën.//

Ka dalë llafja napër katûnet qi pa na japin pare! U shyqyr a Zot! <<Kush qeka si nô! Bështuum pri trokllikut. Skimi gajle për shíi môo.>> e qera e qera sa t’dushë. M’i shurdhuun veshët katunarët. Dita-me-ditët vin ke û e m’pysin si me qenë ûna Milistri’ Konomisë… <<Kuur pa na japin pare?>> <<Kuur po çilet bônka?>> <<Kishin ardhë paret.>> !…

<<Hô mër môo kuur pa i dajnë paret kopilat?>>
<<Kuur t’vi Beqiri pri Shkodre e t’bjeri metelikë*…>>

Ky ô xhevapi im. Kush m’pytte e kush m’pytë kshtû i themë: Kûr t’vi Beqiri pri Shkodre e t’bjeri metelikë… Se katunarët zavalli kitojnë se una jôm i ditshëm pse shkruuj m’gazetë… përnej m’pysin. Hône pri Priske erdh njinë ‘i dite, zbath tu’ fuguu, se i kishin thônë qi <<hik se u danë paret… Fugo mër dreq se t’lan pá gjôo!… Mër derr! Hik se pa marohen me të shpëlaftë mortja!>> Ne ai erdh paa frymë me m’pytë se ku dahen paret. ‘Ne ū s’ja prisha qefin. <<Hik shpet>>, i thash, <<ke halet e Cena Voglit**… ‘i çike mô mat’ ônë ke t’shofsh kallaballikun. Hik se kishte ardhë Beqiri pri Shkodre… Éne u piluu m’renë Rrafmoni pri Priske!…

Qi t’mës ju majë me llafe t’kota, pa ju kallxoj t’drejtën a vllaa, se e drejta përt zhyt t’zhyt, por per t’myt s’t’myt: û o vlla jôm specimist për pun’ t’bônkës. Po pse? M’u kaa prish qefi çy seften e parë kuur u çel… me gjith’at salltanet. Yyy! Ç’ishte gjith’ai ligonllik ashtu me? S’t’lejshin me u avit. S’dii se si qëllova aty vallahi, po pashë pri s’largti gjith’ ato trompila plot me ligonta qi i kishin pref dhômët me shtyp pasta e me pii shampôojë. (Çë m’shko lông për goje…)

Ne katunarvet na nel hatri për s’tepri pa s’na fërrite m’dasëm. Nô i varejmë qokat fort. Nishti, môdóm se bônka u bô për bulqit (katunarët) e dreta ishte t’na kishin fërrit’ ne nee. N’mos me hôngër pasta (se na prishin barkun) e me pii shampôjë, s’paku me paa e me kaptuu se ç’pa bohet… me bô seer. Njine ‘i here.

E dyta: pse mër bir me harxhu gjith’ato napalona me pasta e me shampôoja, tuu qenë pazari plot me shelqi e me kakamôrë? Bônka e bulkut t’u çelte me peem’t e bulkut, eshydibilah do t’ishte i’ mii herë mô hishëm se me shampôojë. Po ke Ciçi me flokë t’gjata me pas shkuu, ka pas me ju dhônë ‘i dinjôo me sheftelii, koqja sa kaptina ime, paa pare. Prap po t’kishin môre pemë du t’na kishin neruu ne bulqit ene du t’na kishte hyy nej lek m’zhep, m’ven qi me môrë t’hujët napalonat e shampôjës. Po <<cuk>> s’bôn paa shampôojë se na prishet rybja…

Përnej praa jôm specimist, se kuur bôhen punët me gjurulldii dalin mush e shtje me hi. Kshtu m’kan pas dyftyy Gjyshja mûu.

SULA FAJES

* Kshtu thot’ i llafja vjetër m’Tirônë, d.m. th. prit gamôr t’bi tërfoja, se Beqiri s’erdh nej herë pri Shkodre… as s’kaa me ardhë nej herë. Katunarët kitojnë se du t’i morin paret fët fët. Sod’ i javë do t’ju dyftej se si kitojnë katunarët.

** Mëhalle m’Tirônë, ven gjeografik.
SHËNIM: Sula i Fajës ishte gazetari satirik social demokrat z. Xhemal Farka. Gazetari i Zërit të Amerikës në Jeruzalem, ish student i Universitetit Amerikan të Beirutit, por u pushkatua padrejtësisht më 1948 si agjent anglez, akuza që si provuan dot kurrë.

 

Arp 1 A 29 Java ok 224
Falenderime mbesës së autorit znj. Zenita Farka për materialin.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: