Tironsit punë shumë e mendjemadhësi aspak! (II)

Tironsit punë shumë e mendjemadhësi aspak! (II)
Nga Marsida T. Najdeni

*Foto Kopertina: Një nga çetat e Tiranës që luftoi serbët në Krujë me 1912 – Abdi Toptani në qendër ulur.

Refik Resmja
edhe pse i marrë me dhunë nga ekipi i zemrës Tirona, ai padyshim mbetet mbase lojtari më i fort i Kampionatit Shqiptarë. Në vitin 1951 Resmja regjistroi 59 gola në vetëm 23 ndeshje, mesatarisht 2.57 gola për ndeshje, raporti më i lartë në historinë e futbollit botëror sipas historianit Giovanni Armillotta.

Selman Stërmasi
ishte vetëm 19 vjeç kur mori përsipër që më 1927 ta quante ekipin e zemrës Sportklub Tirona dhe jo më “Agimi”. Në vitin 1930 ishte trajner-lojtari i parë në historinë e Shqipërisë që do të shpallej kampion. Ikonë e futbollit Shqiptarë.

Selman Stermasi 1
Selman Stërmasi në fushën e Shallvares vitet ’30. Sahati i Tironës në sfond. Foton e kam parë nga z. Adriatik Dosti për herë të parë.

Athanas Shundi
njeriu i shumë talenteve. Farmacist, mësues, patriot, bamirës etj. Athanasi ishte përfaqësuesi i Tiranës në organizimet e Kishës Autoqefale Shqiptare, pjestarë dhe mbështetës që kjo e fundit ta kishte liturgjinë në gjuhën Shqipe.

Isuf Petrela
falë tij Shqipëria prodhonte duhan të kohës. Profesori ishte specialist i duhanit, ka botuar dhe disa libra ku dallohet  libri “Kultura e Duhanit” botuar më 1958. Mbase i pari i këtij lloji.

Sadik Kaceli
autori krijues i stemës së Republikës së Shqipërisë, një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, ndër të parët piktorë nudist në artin shqiptarë.

Screen Shot 2019-03-07 at 1.12.36 AM
E realizuar në vitin 1938, kur artisti ishte vetëm 26 vjeç, kjo është një nga nudot më të bukura në historinë e nudos shqiptare. Vajza që pozon është shqiptare. Gjatë kohës së studimeve në Francë, Kaceli ka realizuar një sërë nudosh me laps. (Gazeta Shqip)

Rexhep Maçi
ka shënuar golin e parë për Tironën në Kampionatin Kombëtar më 1930. Gjithashtu i pari futbollist në historinë e Shqipërisë që ka fituar “Këpucën e Artë.”

Ihsan Toptani
më i nderuari shqiptarë në historinë e Britanisë së Madhe. Pikërisht në shtëpinë e tij në Mukje u mbajt dhe Lidhja e famshme. Ishte meritë e Ihsanit që i bashkoi të gjitha grupet shqiptare, paçka se do të tradhëtoheshin nga Enver Hoxha. Ishte pikërisht Ihsani që do ta shpëtonte Abaz Kupin të arratisej. Me arratisjen nga Shqipëria punoi si gazetarë për BBC.

Vangjel Koja
ikona e volejbollit shqiptarë, nxënës i Enver Maçit dhe mjeshtrit Belul Hatibit. Vangjeli ka fituar plot 23 kampionate volejbolli si trajner. Mbase rekord botëror! I këtij mendimi është dhe gazetari sportiv z. Besnik Dizdari.

Ibrahim Farka

komandant i parë i artilerisë shqiptare gjatë monarkisë. Ai mban urdhërin “Kavalier i Skënderbeut” dekoruar nga Mbreti Zog I. Me arratisjen nga Shqipëria bëhet toger i parë nga CIA në Gjermani ku i jepet detyra për organizimin dhe trajnimin e grupit anti-komunist prej afro 100 shqiptarësh, të cilët po përgatiteshin të rrëzonin sistemin komunist. Gazetari Xhemal Farka i pushkatuar nga komunistët ishte vëllai togerit.

 

Screen Shot 2019-03-07 at 1.27.16 AM
Komandanti Ibrahim Farka. Për foton falenderoj mikun tim z. Cezar Ndreu.

Mehmet Beshiri
Nacionalist i njohur, anëtar i organizatës antikomuniste “Bashkimi Demokrat Shqiptar.” Për këtë tregtari i njohur do të pushkatohej më 1946 përkah mikut të tij tironas Mahmut Mënikut. Mbas vdekjes do t’i merrej e gjithë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme.

Haki Mulleti
Mësimet parauniversitare i mori në Manastir kurse studimet e larta i kreu në Universitetin e Vjenës, të cilat i përfundoi në vitin 1920 duke u profilizuar për Buxhetin në Legjislacionin e Kontabilitetit. Zotëronte 7 gjuhë të huaja si Italisht, Frengjisht, Gjermanisht, Latinisht, Turqisht, Osmanisht dhe Arabisht. Menjëherë pas universitetit emërohet sekretar i dytë në Ministrinë e Brendshme të Sulejman Delvinës. Me pas me 1924 në qeverinë e Fan Nolit emërohet këshilltar për buxhetin. Burimi: Shoqata Tirana.

Ismail Vathi
i biri i avokatit Selim Vathi. Inxhinieri elektrik i shkolluar në universitetin prestigjioz të Kembrixh dhe diplomuar në Politeknikumin e Milanos. I pari shqiptarë që hapi për hërë të parë në Shqipëri stacionin e radioteknikës më 1943. U burgos dhe persekutua nga komunistët.

ismail vathi -
Inxhinieri Ismail Vathi. Foton ma kallxoi mikesha ime znj. Zenita Farka, e cila është mike e familjes Vathi.

Gëzim Kaceli
Vetëm në moshën 24 vjeçare Gëzim Kaceli do të ishte një nga themeluesit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Kompozitori i shquar Çesk Zadeja duke parë talentin e të riut do t’i besonte koreografinë krijuese të t’gjithë Ansamblit të Valleve. Krijues i “Vallja e Tropojës”, “Suita e valleve të Tiranës”, “Vallja e Dropullit”, “Vallja Devollice”, “Vallja Dyshe e Shupalit”, “Trio e Shupalit”, “Vallja Labe” etj.

Zija Toptani
Senator i Përjetshëm i Parlamentit Shqipëtare, seanca parë e Parlamentit është mbajt tek shtepia e tij. Gjithashtu Zija Bej Toptani dhuroi tokën e tij Komunitetit Muslimanë, tokë ku sot është ndërtuar Xhamia e Namazgjasë.

Tahir Beshiri
lindi më 1888, i biri i Xhemal Beshirit, përpjekës i kahershëm për gjuhën Shqipe në trevat e Shqipërisë së Mesme. Çfarë e bënë interesante jetën e Tahirit se nga veteriner i diplomuar në Selanik dhe Stamboll do të hapte fabrikat e para të makaronave në disa qytete të Shqipërisë.

Beshiri Vllazen.jpg
Kasem Alimehmeti 
lindi më 1923 në Tiranë dhe pasi kreu gjimnazin me rezultate të shkëlqyera fitoi një bursë për të studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Torinos, të cilin e përfundoi në vitin 1946. Ushtroi profesionin e nderuar të mjekut në fillim në Napoli dhe pastaj në Mynih të Gjermanisë. U martua në Mynih me zonjën Therese Alimehmeti. I biri është matematicieni Dr. Prof. Felix Johann Alimehmeti. Njëkohësisht autor i librit “Valët jolineare në rrjete.”

Dom Gjergj Lleshi
Në librin “Tirana dhe Rrethinat e saj” të martirit Dom Mark Dushi kam lexuar se Dom Gjergj Lleshi rridhte nga një familje autoktone tironase. Gjithashtu se Dom Gjergj Lleshi ishte mësuesi i parë, i cili u mësonte vajzave Shqip në shkollën katolike më 1872. Ishte pikërisht ai që hapi dyert për mësuesen Justina dhe Filip Ashikun më vonë.

Fiqiri Llagami
gazetari famëmadh i para komunizmit. Drejtori i revistës nacionaliste “Shqypnia” në të cilën shkruhej kundrra pushtimit të Shqipërisë nga forcat e huaja. Kishte studiuar për gazetari në Francë nga ku ishte diplomuar, gjë që studenti Enver Hoxha s’arriti ta bënte dot nga mungesa e dijedashurisë. Ai i piketoi gjithë shokët e shkollës. Vdiq i plevitosur burgjeve komuniste.

Fiqiri Tufina
tregtari me famë ku në Bari të Italisë dhe Tiranë zotëronte disa dyqane. Prodhonte ora me markën Fiqiri Tufina – Tirana. Një orë të tillë e kam parë para 10 vitesh të shitej në një ankand prestigjioz në Itali për disa mijëra euro. Gjatë luftës Nacional Çlirimtarë iu bashkua grupit të nacionalistave. U pushkatua rrugaçërisht pa gjygj nga Kajo Karafili, ky i fundit ende ka emër rruge në Tiranë. Marrëzira komunistash! Mbas vdekjes Fiqiriut iu vodh e gjithë pasuria.

Image result for fiqiri tufina
Nacionalisti Fiqiri Tufina

Indrit Fortuzi
golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit Tirona me 167 gola. Gjatë karrierës së tij ka shënuar 176 gola. Zogu rrallë të harrohet nga tifozët bardheblu.

Vazhdon…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: