Mëndafshi – Mjeshtri e bukur bujqësore për vajza – nga Hasan Farka

Mëndafshi – Mjeshtri e bukur bujqësore për vajza – nga Hasan Farka

Gazeta JAVA – Vitet 30 – Tiranë.

Me të vërtetë unë po ju them juve që, gjanat mâ të bukura sod dhe ma lluksoze, janë t’mëndafshtat.

Dhe ja : si kur të shkojm te nji tregtar, për tregim te magazina AU LOUVRE, për me blem nji shall a po nji gravat thjesht mëndafshi, kemi me peguem tak fak 20 fragshin ; gjithashtu po të kërkojm me blem nji shami fare të vogël, 5 gr. mëndafsh, do të paguhet 5 lekë. Po të përfytërojm se sa pare dalin jashtë Shqipnisë për gjëra të mëndafshta, tue kujtuem dhe krejt artikujt që blejnë grat e modës e burrat, kishim me dalë menç thotë ndonji plakë dhe ka të drejtë.

Un them se : Po të ushtrohet mirë mjeshtrija e mëndafshit këtu në Shqipni, ai, batalioni vajzash, do ti kishin ato rrobet e festës jo aq të bukra dhe t’ardhuna nga jasht por krejt të mëndafshta dhe të punueme në vend.

Shqipnija âsht  mbushun plot me kopshtije dhe në ‘to ka mane por edhe në mos pastë aq shumë, Ministrija e Ekonomisë, kujdesohet dhe mbjellë. Nji mân âsht bazë me rrit mëndafsh. Nepër shtëpiat e tyne, vajzat qi kanë mâne, duhet të veprojn ja se si: Mâni âsht pemë që na jep hije të kandshme dhe kokrra të shijëshme. Në hijen e nji mâni, nji vajzë munt të shprehë kandshëm krejt poezit e shpirtit të sajë dhe bashk me freskimin prandveror në këtë hije ajo munt të punojë fare lehtë mëndafshin bile edhe tue kënduem për t’i dhanë mâ gjallní krymbave të mëndafshit që kërkojnë të hanë me kangë e muzikë gjethet e njoma të mânit. Le ta provojnë. Mjeshtrija bujqsore e mëndafshit mësohet për nji orë po ta këndojsh në ndonji libër e, ajo vajzë që i ven mendjen dhe në praktikë, specializohet. Nuk po mundem me e përshkrue këtu gjatë e gjanë mënyrën vetëm se ju them se ka këto veprime:

a!) Zgjuhet fara e flutrës me anën e temperaturës së ngrohtë të dhomës;
b!) Kur gjethët e mânit të jenë rritë sa nji lek fillohet veprimi i zgjimit.
c!) Farat çelin në krymba në disa shtrate të drujta të bame me dërrasa, fare kollaj, me qoshe si tepsija.
ç!) Hudhi gjethë mâni vashdimisht për 2 muej krymbave.
d!) Kujdesohu për pastrimin e shtrateve me anën e letravet me bira. (Krymbat nër këto bira dalin prej shtratit lirojnë vendin të pastrohet pse shkojnë me hangër gjethe.)
dh!) Kini gjithëmonë qetësí dhe prej orës 10 m. d e deri kur lind dielli, mos i hudhni gjehtë mâni domethonë prej orës që lind dielli e deri në 10 duen gjethë.
e!) Pastrim, ajr, dritë, ngrohtësi, i duhen.
ë!) Vehen gjethet e degat e dushkut afër shtrateve të tyne. Krymbat njiten në to dhe bëjn mushikza.

Po të zgjuejm 30 gr. farë e ti mbajm mirë keni me pas 70-80 kg. mëndafsh. Atëhere pra kur ti kini këto kokrra të vlefshme, ju mëson puna vetë se si me i përdor e me bam stofe, shamija, shalle e çdo gjâ prej mëndafshi.
Mëndafshi âsht mjeshtri e bukur dhe shteti jonë âsht interesumun për këtë mjeshtri, prandaj Ministrija e Ekonomisë ka dërguem ca vajza për specializim.
Ta shofim Shqipninë mâ vonë me industrin’ e mëndafshit të zhvilluar âsht në duert t’ona.

HASAN FARKA
Bujk Përparimtar

Arp 1 A 31 Java ok 63.jpg
Falenderoj miken time Zenita Farkën, t’bijën e autorit, për materialin. 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: