Shkrim i rrallë: Mbrojtja kundër Msymjeve Kimike – nga Nën Toger Ibrahim Farka më 1931.

Mbrojtja kundër Msymjeve Kimike – nga Nën Toger Ibrahim Farka.
Botuar më 1 gusht 1931 në “Buletini dhe e Përkohëshmja Ushtarake” nga Komanda e Mbrojtjes Kombtare në Shtypshkronjën e Fuqivet Armate.

Sikundër pata shkrumun në numurin e III-të rivistës, pata premtuar se do vazhdoja me zhvillue mbi landën e mjeteve mpruse kundër msymjeve Kimike. Kët radhë pra zhvilloj mbi mrojtjen vetmore, të përbashkët dhe taktike.

Për mrojtjen vetmore, sikundër kemi shkrumun, kemi maskën. Gjith ushtrit e shteteve të mobilizuem kan model maske në vete: Gjermanët e kan ndryshe, Italianët, Francezët ndryshe, por të gjith për nji qëllim dhe gjithnji përpiqen për me e përmirësue dhe me e bâe ma të kollajshme dhe të lehtë për përdoruesin. Tash për tash ne na intereson të flasim mbi maskën antigas Mod. Penna e cilla do të përdoret prej ushtris s’onë. Asht nji maskë e re, në përdorim n’ ushtrín Italiane dhe me të vërtet i përgjigjet gjith nevojave që mprusi kërkon. Deri që shtypshkronja e jonë ushtarake të pajoset me maqin Cinkografike jemi të shtrënguem mos me i riprodhue me figura modelet e maskave e tjera figura që ndriçojn zhvillimet e themës.

Maska antigaze Mod. Penna asht e përbame:

a) Prej nji mbulesë ftyre në mest me dy të çilme ku janë vendosun syzat në naltësin e syve, ngjitun me rrypa për me u lidhë mbas kokës.

b) Prej nji gojze prej së cillës vjen ajri i kulluem.

c) Prej nji gypi me rathë gome ndëpër të cillin kalon ajri prej kutis metallike pastruse e ajrit që vete në gojë.

d) Prej nji kutije metali me rrathë e cilla me landët kimike të saj pastron ajrin nga gazi

e) Prej nji borse në të cillë futet maska e ndame në dy pjesë: nji për maskën dhe nji pjesë tjetër për kutin metalike.

f) Prej nji valvule me diska (pllaka) ndruse që lejojna daljen e ajrit tue mos e lanë me hye nga jashtë.

Kemi prapë Automprusat, të cilët asht shum mire dhe e domosdoshme të njihen dhe të dihen të përdoren prej oficerave të çdo arme që kështu në rast të nevojshëm me shpjegue përdorimin e tyne inferiorve të tyne, për me ndalue nji pa-pandehsi dhe që të mos vijnë me e gjend para nji gjâje të ré.
Automprusat jenë dhe kto nji tip maske anti-gaze, por ndallohen prej maskës nga që kto nuk marrin ajr të rij nga jashtë, porse pastrojn po at ajr tue e forcuar oksixhen. Prandaj quhen aparate me rreth të mbyllur (a ciclo chiuso) për për shkak se ajri mbrenda nuk komunikon fare me ajrin e jashtëm. Kto sigurojnë për shumë kohë ajr të mirë dhe kur msymjet kimike janë të dendur me loj lloj gazesh kolls. Vijnë ma tepër për ato ambientet ku ndodhet pak oksixhen. Automprusat kimikisht neutralizojnë hymjen e anidrite karbonikut dhe quhen automprusa riservë oksixheni (automprusa R. O.)

Pastaj kemi autompruse që prodhojnë oksixhen të nevojshëm për marrjen frymë që quhen autompruse P. O.
Kto janë aparate që kushtojnë shum dhe janë shum delikat, prandaj jan të shpërdam në nji numur të pakët vetëm për ato trupa të specializueme mbi të cilat randojnë ma tepër msymjet kimike, gjith ashtu ma fort për ato vende ku ajrit i mungon oksixheni.

VESHJA-MPRUSE

Kjo veshje asht krijuar për mprojtjen e sipërfaqes së trupit prej veprimit të gazeve gervishës. Nga ndonji herë asht e përbâme prej stofit të goditun në nji mënyrë që të mos lejojë kalimin e gazeve, e veçanërisht me ndalue kalimin e Iprites. Kjo veshje përgjithësisht asht e randë dhe ngatruese, aq sa nuk munden t’u ndahen gjith luftave; vetëm disa elementave special (si skuadrave dhe seksioneve kimistë të ngarkueme për përmirësimin e vëndeve të goditun prej gazeve).

VESHA MPRUSE MOD. 30

Vesha mpruse mod. 30 asht nji veshë e përbame prej stofi dubel e gomumc me gomë, e dy faqet e jashtme me nji landë kimike të mbyllur mbrenda në mënyrë që me ndalue avullin e gazevë të langshëm gervishtës. veçanërisht prej Ipritës (quhet dhe veshje anti Iprite), Përbahet:

  1. – Prej nji ksule e cilla mpron kokën dhe asht e ngjitun në veshjen në mendyrë që mos me lejue humbjen e sajë, se athere veshja s’duhet gjâ.
  2. – Prej nji palë dorezave me gomë mbrenda, për me ndalue gervishtjen e duerve.
  3. – Prej nji palë çorapeve ma stof dhe me gome, nji soj si dorzat, për me mbyll mir hymjen e gazeve nga ana e këpucëve ndëpër fund të kambëve.
  4. – Vesha asht e përmbame prej pantollësh dhe setre nji copë, e hapur në gryk për me lejue hymjen e kokës dhe shtrëngueme prej nji lidhse me rudha. Dy të hapuna anash që lejojnë nxjerjen e krahve në mendyrë që me leju lëvizjen e lirë të krahve; dhe ma posht dy të hapuna tjera që lejojnë nxjerjen e kambëve. Në fund të manges së dorës ka nji rryp që mërthehet me nji kops për mbylljen fare të kalimit të gazeve nga ana e krahve.

Ky kombinezion nuk pengon aspak bartien e dyfekut të maskës, t’elmetës në qoftë nevoja me u përdorue. I përgjanë veshjes së mekanikëve që vishen mos me u flliqur prej vojnave l’automobileve, ose të maqinava.

 

MBROJTJE KUNDRA DISA RASTEVE TË PAPRITUN

Ndollë shumë herë që ndonji prej militarësh të jetë i goditun prej rës së Imeshme kur se aj nuk e pandeh dhe ndodhet i pa-pajosun me mjete antigaze, ose i pajosur me të filla mjete por te prishme e të pa-përdorëshme.

Puna ma e parë për ‘tê asht të rrij gjak-ftohët, që kështu tue qenë i qetë, në qoftë se asht i stërvitur mirë. përballon rezikun me inisiativën e vet në mënyrët që po parashtrojmë ma poshtë:

  1. Në qoftë se ka maskë të prishur ose të çpuar në gyp, dhe sipër, me nji herë duhet pré gypin prues t’ajrit të kulluet për poshtë të çpumes, dhe me fut drejt për drejtë gypin e premun në gojë tue shtrenguem me dhambë dhe me buzë, hundën, ta mbylli me duer fare, syet gjith po ashtu, të filloj dhe të marrë frymë me gojë me anën e gypit prej të cillit vjen ajri i kulluem prej pastrueses s’ ajrit: kështu gjendet jashtë rezikut për nji kohë të gjatë.

Mirë po në qoftë se ndollë që gypi asht i cpuar në fund ku bashkohet me kutín pastruse ť ajrit; ose me ndollë që dhe kutia asht e cpuar në fund ose në mes: me nji herë duhet me marrë nji cop stof të shpesht (cop dollaku) ose ndonji tjetër stofi qi ndollet n’ at rast, me e lagur me uj, me shtuposur brimen e dapur në kutin pastruese, me fillue me marë frymë tue vumun gojen në vendin ku bashkohet gypi me kutin pastruese.

Në qoftë se nuk kemi asfare mask, atëhere mjetet ma të shpejta me pështue nga reziku janë:

Me marë torbën e bukës dhe me e mbushur me bár të njomë të rrasun mirë dhe të lagur me ujë, me fut kokën mbrenda dhe me fillue me marë frymë tue pas shtrenguar me nji lidhs mir në qaf për mos me lejue ajrin me hy përveç nga sipër faqja e torbës. Në rast mungese të torbës ky veprim mund të bahet dhe me çanta të tjera. Stofi ose edhe me thas dheje, kapellë (ksulë) të kompozueme si ma sipër për torbën e bukës.

  1. – Në qoftë se nuk keni strajca ose thas e kapelle, mund të merni nji gan vet ose teneqe çfardo dhe me majën e bajonetës me spuar disa brima të vogla tue mbushur me bár (si në rastin e torbës së bukës) të lagun, tue fut kokën mrenda mund të na mprojë mirë për nji kohë të shkurtër sa me pështuar nga reziku.
  2. – Ma në fund në mungesë edhe të gavelës e të teneqes, me nji herë me nxier shamin nga xhepi ose dollakët nga kambët, me i lagun me ujë ose në mungesë t’ujit me i lagur fiziologjikisht me i palosun dy o tri herë sa të premtojë, me lidhë shtrënguet gojën dhe hunden në mënyrë që ajri lë vij në goj për mes të facoletës ose të dollakut të lagur. Syet duhet të mbahen fare të mbyllur në qoftë se jeni te goditur prej gazeve qorruesose Iprites.

MBROJTJA E PËRBASHKËT

Mbrojtja e përbashkët bahet me anën e gërmimeve ndër tokë: si shpella dhe ma të mbylluna fere, bodrume të mprojlur mirë me mjel empruse kontra gazeve.
Vend-Mbrojtjet kundra gazeve jane te bamun lloji lloj si mbas nevojës. Kemi vend-mbrojtje per komanda, vend-sherimi, qendra komunikimesh etj!
Si mbas kapacitetit kemi vend-mbrojtie gazi për gjithë repartin, vend-mbrojtje për pak njerës.
Si mbas materialesh qe kemi disponibel kemi:
Vend-mprojtie ermetike d.m.th fare të mbyllur.
Vend-mprojtie të çiluna, prej te cillve hyn ajri i pastruem prej ventilatoresh ose perdesh pastruse ajri të vendosur ndër ato lokale.
Vend-mprojtjet për Komanda te mëdhaja, ose për banimin e krejt nji tube bahen prej repartesh të specializueme për atë detyrë, dhe për vende për pak njerës bahen prej repartesh vetë me at material që kan në ngarkim.

Përgjithësisht në zgjedhjen e vend-banimeve kondra gazit duhet me u kujdesue.

a) mos të jenë nër vende t’ula ku mund të mblidhet gazi, massi asht ma i rande se ajri:
b) të jet nji vend i fortë kondra qitjes s’Artilerisë:
c) të mos ket të hapuna shumë :
d) Me u kujdesue me çdo mjet me e mbyll lokalin me çdo anë me baltë e me çdo mjet tjetër në dispozicion, tue ndalue fare hymjen e ajrit nga plasat. Këshillohet ma tepër me i mbyll plasat e vrimat me lesh, ose copa leckash të ndryshme, të lyeme me vaj e grasso. Ndë për porta dhe penxhere duhet me vendosur perde dubel speciale për pastrimin e gazeve. Asht e nevojshme që shpesh herë perdet të lagen me solicionin e vet ose në mungesë të klij me ujë.

Ndëpër vend-mbrojtje të mbylluna fare duhel me llogarit se një njeriu i nevojitet deri 2 m³ ajr n’orë. Asht e nevojshme që, me te kaluar gazi, me hap perdet dhe me fillue me pastrue tue shkundë kapotat dhe teshat e tjera, me pastrue ajrin mirë me ventilator.

Mjerisht per me dijtë me perdorë gjith kta mjete që janë të domosdoshme duhet me njoh materialin: dhe, si thamë ma sipër në fillim duhet të fillohen me u zbatue ndëpër programe t’instruksioneve në fushën praktike gjithë mënyrët e mprojtieve, që kështu të mos na ngjaj nonji rezik në nji luftë të ardhshme e të ndodhemi fare të pa-stërvitun. Mbasi argumenti i mbrojtjes taktike kondra msymjeve kimike asht i gjatë, më numurin e ardhëshëm të rivistës do të meremi me ‘të dhe mbrojtjen e kafshëve e cila dhe kjo ka nji randësi të veçantë.

(Vazhdon)

Artilerist i Grupit Kosova
N. Toger
BRAHIM FARKA.

 

Ibrahim Farka 1931 - Buletini dhe e Perkoheshmja Ushtarake
Falenderoj miken time znj. Zenita Farka që më gjendet pranë me materiale.

 

Ibrahim Farka 184
Faqe nga revista.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: