Ana (Hana) Sauku: mjekja e pagjumë

Ana (Hana) Sauku: mjekja e pagjumë

 

Dr. Hana Paçuku-Sauku u lind në Tiranë më 1939 në gjirin e një familjeje dibrane të ardhur në Tiranë në fillimshekullin e kaluar. Pasi mbaron teknikumin mjekësor, me nismë të saj dhe me mbështetjen e të shoqit, tiranasit Prof. Dr. Ing Haxhi Saukut, fillon studimet e larta për mjekësi në Universitetin e Tiranës më 1960. Nuk ishte aspak e lehtë të vazhdonte arsimimin pasi Hana ishte e martuar dhe kishte edhe një vajzë kur filloi studimet e larta dhe u bë edhe me djalë në përfundim të tyre; një rast i rrallë këmbënguljeje ky për gratë asokohe. Në përfundim të studimeve Hana u specializua për  pediatri dhe viti 1966 e gjen mjeke pediatre në poliklinikën e lagjes nr.3 në Tiranë, dhe tri vite më pas edhe drejtoreshë të saj.

3 (2)
Familja Sauku dalë në Tiranë.

Në 1978 emërohet drejtoreshë e Spitalit Pediatrik të Tiranës, detyrë që e ushtroi rreth 5 vite. Rikthehet në shërbim të fëmijëve dhe nënave tanimë në konsultorin e fëmijëve të poliklinikës nr. 2 në Tiranë deri më 1993, kohë kur doli në pension. Përkushtimi ndaj fëmijëve të sëmurë në çdo orë të ditës e të natës, kurdo dhe kujtdo që i kërkoi ndihmë mbeti busulla e saj drejtuese. Sot jeton në Tiranë dhe u gëzohet nipërve, mbesave e stërmbesave.

*Falenderoj për materialin të mirsjellshmen vajzën e çiftit Sauku, znj. Merita. E cila nuk ka ndejtur pas prindërve për zgjuarsi, humanizëm dhe profesionalizëm.

Prof. as. Dr. Merita Sauku-Bruci
Kërkuese shkencore 
AKADEMIA E STUDIMEVE 
ALBANOLOGJIKE

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

Screen Shot 2019-06-22 at 9.34.52 PM
Hana studente mjekësie në Tiranë. E treta nga e majta, rreshti parë posht.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: