Parja ene Merhamoni
17 qershor 2018
Nga Marsida T. Najdeni
Të shkruj poezi, jo s’di.
Por, kaiher boj si me aspi,
A thu se njel ke rreshtat e mi.
Mor kalemin ene t’ja fillu,
Nji Tiron s’bohen Dy.
Çër thu ri kshu, kjo o shkru.
Çohem menushëm e rri kujtoj,
Po çër me kujtu? U harrun!
Si tha ai: Tirana s’ka identitet!
E ku ta dish mre çun, menova pa u ni,
Se shkruhet Tirana po thuhet Tiron.
TIRON, se ajo rro m’shpirt
Boll me pas shpirt t’bardh.
Ke pa merhamoni nonës ç’mu kujtu.
I bardh, i fresket, era mir…
Bela! S’thon kot “kokër gruni”
O ky i shkreti dy pare truni.
Ah, mi pare faqezes, se zaten
Ti na e mure m’qaf Tironën e mjer.
Prej babzis sate mi pare
Kush mur dul, cdo gjo varde.
A do na e fali Ija, si thoni,
Se merhamonin ja lom t’i bohet pis?
P.S Ndiqni piktorin tironas këtu —>> Adnand Deda
Leave a Reply