Reshat Mema, tregtari i shumë vizioneve dhe vuajtieve.

Botuar për herë të parë nga unë në shtator të 2013-tës. Falenderoj Skënder Memën për të dhënat që e plotësuan figurën e babës.

Reshat Mema, tregtari i shumë vizioneve dhe vuajtieve.
Nga Marsida T. Najdeni

Reshat Besim Mema lindi më 22 maj 1918 (vërtetuar nga pashaporta e periudhës së Italisë). Ai rridhe nga një familje e hershme tironase dhe patriotike. Babai i tij përmendet si patriot nga Hafiz Ibrahim Dalliu në librin “Patriotizma në Tiranë” ku mban numrin 124 në listën e Dalliut dhe ka kontribuar për shpalljen e Pavarësisë. Një vepër tjetër e madhe e Besim Memës është pjesmarrja në luftën për mbrojtien e Shkodrës nga malazezët. Ai përkrah afro (ose më shumë) 1000 rezervistave nga Tirana ka luftuar me gjitha fuqitë për atdhe.

Besim Mema - Patriotizma ne Tirane.jpg
“Patriotizma në Tiranë” nga Hafiz Ibrahim Dalliu


Vdekja e parakohshme e Besimit e la Reshatin vetëm 17 vjeçarë. Kështu iu desht të bëhej ai i pari shtëpisë dhe i pari tregtisë, gjë që e trashëgoi nga i ati. Tregtinë mësepari e mësoi nga familja tek dyqani i lëkurnave. Duke mësuar dhe duke u rritur ai diti si ta konsolidoi më së miri biznesin e tij. Kështu filloi të merrej me qarkullimin e një larmie të madhe mallrash. Reshati ishte një tregtar modern, me një biznes të konsoliduar bojërash, kinkalerie, apo dhe materiale organike. Me vitet që kaluan mallin e importonte vetë nga Italia. Ishte njohës i mirë i Italishtes, gjuhë që e përdori shpesh gjatë mardhënieve kontraktuale me disa firma të ndryshme Italiane për të cilat ai hapi filiale në Tiranë. Në revistat e kohës gjenden shumë reklama marketingu të biznesit të Reshat Memës. Vizioni i tij dhe mënyra sesi diti të bënte tregti shikohet tek bukuria e këtyre reklamave të kohës.

Reshat Mema 4.jpg
Reshat Mema 5.jpg
Reshat Mema 6.jpg

Reshat Mema vuajti nga rregjimi komunist. Me vendimin Nr. 240 datë 17.8.1945 të gjykatës Usht. Tiranë është dënuar si kriminel lufte me 1 vit burgim. Ai ishte anëtarë i forcave të Legalitetit ku me pushk përkrah Abaz Kupit luftoi në Durrës pushtuesit fashist italianë. Të merrje armën ta mbroje atdheun në krah të Abaz Kupit në Durrës sipas komunistëve ishte “krim lufte”.
Me vendimin Nr. 81 datë 3.8.1954 të gjykatës së Qarkut Tiranë është dënuar për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor simb.nen. 72 të K.P. me 5 vjet burgim. Liruar më 7.7.1956. Iu konfiskua e gjithë pasuria, të cilën e kishte vënë me djersën e tij dhe mbi të gjitha zgjuarsinë e tij. Pas këtyre vuajtieve në birucat komuniste dhe humbjes së pasurisë, ai bëri një jetë të mënjanuar ku u dedikua si baba fëmive të tij.

 


Më 31 gusht 1995 i miratohet statuti si i përndjekur politik. Po ashtu në muzeun “Shtëpia me Gjethe” emri i tij është në listën e të përndjekurve me numër 10311.

Pak histori familjare
Bashkshortja e Reshatit, Hatixhe Allmuça (Mumajesi), ishte e bija e një tjetër tironasi të ndershëm Sal Allmuça (Mumajesi). Sala ia dhuroi zotni Ali Kukaleshit godinën për të hapur shkollën e parë në lagjen “Sherif”. Emri lagjes u ndryshua po ashtu dhe emri shkollës në “Ali Demi”. Godina që Sala i dhuroi me bujarinë e një vendaliu që vendin e vet e do me shpirt e kthyhen në marangoz me ardhjen e komunistave. A nuk do të ishte e drejtë që shkolla në këtë lagje të mbante emrin o të Salës apo Aliut? Mendoj që po.

Me mirnjohje,
Marsida T. Najdeni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: