11 shtator 2019
Për ku nxitove, o Ma?
Pse e pate me kaq ngut?
E si jetohet pa ty?
Ike pa zhurmë,
U largove me dhimbje,
U shuajte si një përrua.
Si s’tu dhimbs vetja?
Po mua si më le?
“Jetoj për ty” më thoje.
Po tani pse hesht?
More me vete gjithçka.
Humorin e hollë,
Historitë e vjetra,
Butësinë ngjitëse,
Durimin e madh,
Qetësinë e pafundme,
Shpirtin xhymert,
Të qeshurën e heshtur,
Gatimin tradicional,
Mençurinë e urtë,
Miqësinë e kurdohershme,
Artisten duarartë,
Dashurinë e pashtershme.
Pse u ngute, o Ma?
Kush të mërziti që fluturove larg?
O Ma,
shpirtin ma thave,
gojën ma ngrive,
zemrën ma vrave,
trupin ma shkunde.
Kthehu, o Ma!
Më bërtit me merakun e një nëne.
Kthehu, o Ma!
Nxehu me mua që lotët nuk rresht.
Të lutem, o Ma!
Kam nevojë për ty!
Marsida.
E mrekullueshme
LikeLike