Kanë turp nga bota! – 1936 – Nga Xhemal Farka

GAZETA ARBËNIA 19 SHTATOR 1936 – TIRANË
“Kanë turp nga bota!”

Lere botën le të thonë
Ti puno si ke zakon.

Vendi i ynë asht vendi i çudinavet. Kur dikush don me ba nji punë sa do të vogël dhe pa randësi, paraherë do të mendojë se ç’do të thonë bota. Botës i ka hy frika e botës!…

– “Më vjen turp t’a baj këtë punë se kushedi se ç’do thonë bota”, ose, “kush ndigjon fjalët e botës mbasandaj.” Aq fort asht rramjosë kjo frika nga fjalët e botës në gjindjen shqiptare, sa qi ka pru dhe vazhdon të bjerë nji druajtje, e cila asht kah bahet nji pengesë e madhe për përparimin e këtij vendi. Edhe unë qi po shkruej këto rradhë po mendoj a mos asht turp nga bota t’i çoj në shtyp!…
Nji babë nuk e çon vajzën në shkollë të mesme se ka frikë se kushedi se ç’do thonë bota. Nji njeri qi ka zanin e mirë nuk këndon se i vjen turp nga bota. Nji vajzë nuk shëtitë dot me nji djalë se ka frikë nga fjalët e botës. Po për këto shkaqe fëmijët s’thonë “faleminderit” dhe nuk i puthin dorën nanës.

Mor zotëni, po shka qenka kjo bota? A s’ban me i a thye hundën nji herë e mirë dhe kësaj botës? Ky zakon i ndryshkun, domosdo tue i pasë rranjët të thella në familje, ka helmue edhe trut’e të rijëvet. Djelmt e shkollës, kur bajnë festën e fundit të vitit për shembull asht vuë re se tue këndue dy hymnet kombëtare s’digjohet apo këndojnë apo ç’po bahet, dhe janë dy tre mijë vetë qi duhet t’i bajnë kodrat përreth me ushtue. Shkruesi i këtyne rradhëve ka qënë vetë në rradhët të nxansëvet dhe e ka vu re mirë këtë të metë. Hasani ka turp me këndue prej Hysenit dhe Pavli prej Kostaqit dhe kështu shkon mbarë. Kështu ngjet edhe në festat kombëtare. Dikush flet nga balkoni i Bashkisë, dhe, kur vjen puna me brohoritë, përgjigjen disa vetë tue rrahë shuplakat, por tue i mëçefë duerët se mos e shofin ….bota. Kalon flamuri përpara dhe djelmoshat e shofin me gishta në gojë se po të nderojnë kanë frikë se i qeshin bota. E kam parasysh ende nji djalë që nderoi flamurin, dhe kur këtheu kryet e pa se bota po e shifte atë me kërshëri, u kuq në fytyrë. Pres kokën t’ime në qoftë se e nderon edhe nji herë flamurin ai…!

Në vende të tjerë ngjet e kundërta. Kjo frika nga fjalët e botës ndër ne është pengesa m’e madhe që kemi për t’ecur drejt qytetërimit të vërtetë.

XHEFAR
(Xhemal Farka)

*Ky gazetar pret t’i gjinden eshtrat. Pushkatu nga komunistët.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: