Bashk me Zenitën në gjurmët e heroit të heshtur tironas.

Bashk me Zenitën në gjurmët e heroit të heshtur tironas.
Nga Marsida T. Najdeni
Maj 2019

Nuk e mbaj mend kur e kam hasur për herë të parë emrin e Xhemal Farkës, mbase viti 2013, ama duke qenë se sa herë shikoj mbiemra tironas e shënoj diku emrin që sapo pashë dhe çfarë lexova për të. Dhe kështu ndër vite e ndër shumë artikuj mua emri i Xhemal Farkës më dilte e ridilte në momente të ndryshme. Sikur deshte të me thoshte “O goc Tirone, mos më harro!” Lexoja për Musine Kokalarin, më dilte Xhemali. Lexoja për Lef Nosin, më dilte Xhemali. Lexoja për Mirash Ivanaj, më dilte Xhemali. Lexoja për Marko Merxhanin, më dilte Xhemali. Lexoja për Ibrahim Hasnaj, më dilte Xhemali… kërkoja për Xhemalin, s’më dilte asgjë.
OU! OU! OU!

Edhe pse larg në emigrim unë pyeta banorë të vjetër, disa kërkues arkivash, lexova libra me personazhe intelektuale të Tiranës, por nuk pata fat, kërkund s’dilte ai. Ndërkohë që enigma Xhemal Farka rritej dhe rritej si fiksim brenda meje sepse doja kaq shumë ta zbuloja këtë figurë energjike, intelektuale, edhe trimërore. Burrë bese, besë kryeqyteti dhe jo shaka. Mësëfundi në verë të 2018 vendosa të botoj tek faqja Tirona në Facebook një “artikull” modest me çfarë kisha arritur të zbuloja deri asaj kohe për Xhemalin. Unë s’e kisha parë ende si dukesh, ama dija që kishte mbaruar Kolegjin Amerikan “Harry Fultz” në Tiranë. Dija që kishte shkruar në gazetat e kohës para pushtimit italian. Që kishte studiuar në Kolegjin Amerikanë të Beirutit. Edhe që kishte punuar si gazetarë radiofonik në Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi. Për një njeri që s’e kisha parë as si dukesh dhe që s’e njihte kërkush kur pyesja për të, kisha zbuluar mjaft.

Në shkrimin tek faqja Tirona në Facebook përgjërohesha për një foto, kisha vite që imagjinoja këtë njeri. Fati e desht që të lexohej nga mbesa e Xhemalit dhe kështu u lidha me Zenitën, e gjitha kjo falë mikut tim Olsi Ferazinit. Jo vetëm që tashmë jemi bërë dy mikesha të mira, por kemi dalur të njohura me rrënjë e dhëmballë. Zenita duke parë dashurinë time karshi xhaxhait të saj të pushkatuar vendosi të më tregonte e të bashkpunonte me mua për ta sjellë jo vetëm Xhemalin mbas 70 vjetëve në një ringjallje shpirtërore, por dhe shpalosjen e historisë mbreslënëse të familjes së nderuar Farka. Është e mrekullueshme sesi dhe Zenita vetë po njeh xhaxhain e saj falë hulumtimeve dhe gërmimeve tona, gjëra që as familja Farka si ka ditur. Një rrugëtim i vështirë, që ka ende punë përpara, por falë Zotit, shyqyr… ka akoma njerëz të mirë që duan të na ndihmojnë. Këtu falenderojmë Nini Manon, familjare e Sotir Koleas, e cila na ka treguar për letërkëmbimet e Sotirit me Xhemalin. Falenderojmë Arjeta Kokalarin, e cila mbas kërkesës time më paraqiti egzaktësisht se ku e permend Musine Kokalari bashkëstudentin e saj Xhemal. Po ashtu falenderojmë dhe Gentiana (Mara) Sula, e cila na nxorri dosjen e plotë të arkivave mbi Xhemalin. Po ashtu na dha një grimëz shprese në errësirë se mbase me fatin e drejtësisë do t’i gjejmë eshtrat e Xhemalit, e mbas shumë dekadash ta bëjmë me varr. I lutem kujtëdo të na ndihmojnë sa të munden, jo vetëm si një vepër bamirësie, por se e vërteta duhet dikur të triumfoi. Zenita dhe unë s’do të ndalemi. Do ta sjellim jo vetëm Xhemalin, por gjithë antarët e familjes Farka në dritën e së vërtetës. Hulumtimet vazhdojnë!

 

Screen Shot 2019-04-02 at 5.03.17 PM
Xhemal Farka


Kush ishte Xhemal Farka?
1913 – 1948

Lindi në Tiranë në një familje qytetare. Ai ishte satirist, kritik, hulumtues, gazetar në Zërin e Amerikës në Jeruzalem dhe gazetar në Radio Bari. Përsos se shkruante me emrin e tij të plotë përdorte pseudonimet si Sula i Fajes, Xh.F, Xhefar etj. U shkollua në shkollat fillore dhe 8 vjeçare të Tiranës. Ndoqi studimet pranë Institutit Amerikan Harry Fultz po në Tiranë. Xhemali shkëlqeu si student, u diplomua me rrezultate të larta dhe tregoi përgjatë gjithë jetës studentore në Tiranë një zgjuarsi të hollë. Prandaj dhe intelektuali Sotir Kolea do ta dërgonte me bursë shtetërore në Universitetin Amerikan të Beirutit me detyrë që Xhemali të studionte koloninë e shqiptarëve të atjeshëm. Këtë e vërteton dhe Musine Kokalari në librin “Si u krijua Partia Socialdemokrate” ku në faqe 47 shkruan se “Xhemal Farka (emri i pendës “Sula i Fajes”) kishte qenë student i Sotir Koleas dhe që shkruante qysh nga koha e gjimnazit”. Mik i afërt me Lef Nosin, Mirash Ivanaj, Branko Merxhani etj. Kryesisht shkruan për problemet sociale që kalonte shoqëria shqiptare. Xhemali ishte me bindje perendimore social demokrate, prandaj shkruante shpesh kundrra kushteve me të cilat jetonte popullata, ose gjendjen e dobët ekonomike me të cilën ballafaqohej fshatari shqiptarë. Një nga shkrimet prekëse të tijat “Fëmijë të natës” ngre lart problemin social të lypësëve të rrugës. Edhe pse shkruar më 1936 fatkeqsisht aq real dhe sot.

Citoj: “Kemi vue ré shpesh herë se fëmijë të vegjël të vobegët shëtisin natën rrugë-më-rrugë e kafe-më-kafe tue lypë lëmoshë. Mërrinë mes-nata dhe ata, të këputun për gjumë, këmbë-zbathun, të pa-veshun mirë dhe tue mbërdhifun vazhdojnë të lypin. Tashti lene se ditën lypin, po natën, që gjumi për fëmijët asht aq i domosdoshëm, pse pa-gjumësija u a shkatrron shëndetin, natën s’duhen lanë. Ata nuk dalin me lypë me vullnet të vet, prindët e tyne i dërgojnë me zor, për me jetue në kurriz të të vegjelve të tyne! Asht tragjike puna!…”

Ndërsa shkrimet me pseudonimin Sula i Fajes i ka në dialektin tiranas dhe me një llogjistikë të goditur. E bënte të gjithën këtë me një humor të hollë e të butë qytetar tiranas. Mbështeste emancipimin e femrës shqiptare, jo më kot motra e tij është nga të parat studente femra të ekonomisë në Instituin Amerikan të Tiranës. Luftonte fort patriarkalizmat e mashkullit shqiptarë dhe ëndërronte për një Shqipëri intelektuale, ekonomike, humane. Aq i dashur u kthye “Sula i Fajes” për lexuesit sa gazeta “Arbënia” do t’i kushtonte atij një kollonë javore në gazetë me siglen “Muhabet tirançe”. Kryekëput shpikje e tija kjo kolonë gazetarie. Ai kryente hulumtime folklorike në trevën e Tiranës. Ai mblodhi proverba gojore t’harruara dhe i botoi ato në një rubrike letrare që e titulloi “Nga Folklora e Tiranës” të vitit 1934. Këtë ia kishte vënë re dhe Sotir Kolea prandaj dhe e dërgoi për studime kërkimore. Disa nga shkrimet në shtypin e kohës:

“Muhabet tirançe: Çere do me thônë dallkauk?”
– Arbënia, 1936.
“Nderimi ndaj babës, cilësi burrnore e Shqiptarit”
– Arbënia, 1936.
“Natën nëpër rrugët”
– Arbënia, 1936.
“Muhabet tirançe: Mô mire t’kishe qenë… gocë!…”
– Arbënia, 1936.
“Muhabet tirançe: Çuni pri Avrope”
– Arbënia, 1936.
“Fëmijë të natës”
– Arbënia, 1936.
etj, etj.

U rikthye në atdheun komunist bashk me miqtë e tij me shpresën për të ndërtuar vendin, por u dënua me gjygje qesharake pa bërë kurrfarë faji. Mbi të gjitha nuk i tradhëtoi kurrë miqt paçka keqtrajtimeve. I pushkatuar dhe ende pa varr ama miqt nuk i la në balt. Citoj nga ditari i Musine Kokalarit: “Tre muaj më vonë, më futën në izolim në një qeli nën shkallët që çonin në zyrën e drejtorit. Një nga të burgosurit, të cilin e pashë përmes dritares sime të vogël në oborrin e burgut, më tha se ata po merrnin në pyetje Xhemal Farkën për mua. E kuptova. Ai nuk tha asgjë për mua dhe unë nuk thashë asgjë për të.”

Vazhdon…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: