Viti 2019

30 dhjetor 2019
Nga Marsida T. Najdeni

Viti më i vështirë i jetës sime. Humba ëmbëlsinë e jetës sime, nënën time të dashur, Mirvjen. Ky vit më mësoi se çdo gjë është kalimtare. Çdo gjë e ka një fillim e fund. Njerëzit lindin e vdesin, nuk e mendon se do të ndodh ty ose njerëzve që do më shumë. Mendojmë se kemi gjithmonë kohë, harrojmë se e nesërmja si është premtuar askujt. Ashtu si njeriu vdes dhe një pemë, një lule, një kafsh vdes; shembet një shtëpi, betonizohet një lagje, shuhet një lumë…

2019 më mësoi se jeta është të keshë dashurinë për të falur, t’i japësh dikujt gjithë kohën, energjinë, dashurinë, përkujdesjen. Të falësh butësi, kujdes, dhembshuri, yzmet, mirkuptim, dhembje. Ta dhurosh çdo qelizë tënden sepse vetëm ashtu ke kuptuar çdo të thotë të jetosh kryekëput. Edhe pse kjo falje ose dhurim gjithpërfshirës dhemb, të mëson të jesh më i prirur ta kuptosh qënien tjetër deri në palc. Do të thotë se ke ndjerë me shpirt.

2019 më mësoi se gjërat vikan çift, e qara me të qeshurën, frika me guximin, lind për të vdekur, dhembja dhe lumturia, Unë dhe Ti, fëmija dhe nëna… gjitha këto janë balanca që mban universin në një peshore natyrale. Ky vit gjithashtu më mësoi se ka njerëz të mirë, që dhe pse nuk i njeh, i bashkohen vuajties tënde dhe të gjinden pranë atë moment kur ty po të shembet gjithë bota mbi kokë. Po ashtu më mësoi se shumë njerëz nuk janë siç e ke menduar, por ti mjafton të mbash veten fort dhe të dish të ringrihesh.

2019 panvarsisht vdekjes së mamit, një tmerri që do më marrë kohë ta kaloj, problemet e mia shëndetësore, prap them se ky vit më dha shumë. Përjetova një lloj sublimiteti me mamin, teksa i shtrihesha në krevat dhe e merrja në krah. Ndjeja ngrohtësinë e trupit të saj që lëngonte, ama gjente forca të më donte mua. Pata dashurinë e njerëzve të rëndësishëm në jetën time, që më bënë të kuptoja se çfarë piedestali meritojnë. Gjithashtu zbulova një mardhënie tjetër me Zotin dhe botën hyjnore. U desht të kaloja ferrin dhe sprova pafund për të kuptuar shumë gjëra.

Pra, 2020-tën e pres me shpresën se do jetë një vit i shëndetçëm, se do dimë t’i falim dashuri më shumë të panjohurit, do dimë të ndihmojmë më shumë hallexhiun, se do ta lejojmë më shumë mirësinë në zemrat tona. Ç’kuptim ka jeta kur dëshpërimet nuk i kthen në mësime?!

Ardhsh me këmbën e mbarë 2020!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: