E keni parë në çdo fotografi të vjetër siglën “VLLAZËN KACELI”. E dini se kush ishin?

U ula dhe e pyeta Buronin hollë e gjatë për babën dhe xhajat. Faleminderit miku im, Buron Kaceli!
Shkurt 2020
Përmbledh bisedën time personale me Buronin.

“Vëllai parë ka qenë Ismaili, i cili ishte specializuar në Çeki tek firma “Bato”, e famshme për prodhime këpucësh. Realizoi një fabrikë lekurash për kepucë në Tiranë dhe ushtroi zanatin e këpucarit duke qenë këpucar për elitën e kohës. Fatkeqsi sepse ndërroi jetë shpejt në vitin 1932.
Aliu do të mbetej vëllai i madh. Aliu ishte koka e drejtimit të aktiviteteve të familjes. Një fetar i devotshëm, burrë fisnik, i ndershëm e me mjaft sqimë e shije. Do të drejtonte firmën “Ali e Vllazën Kaceli” së bashku me dy vëllezërit fisnik Ramazanin dhe Jonuzin. Dyqani i parë, (egziston dhe një foto prej 1914), ia la vendin një dyqani të ri e modern dhe më pas, po aty, u ndërtu pallati me një dyqan shumë më të madh. Xhaj Aliu drejtonte firmen, xhaj Jonuzi qëndronte kryesisht në dyqan dhe xhaj Ramazani merrej me furnizime etj. Me një harmoni të plotë vëllazërore. Një dashuri për njëri-tjetrin dhe familjet që krijuan.
Përveç tregtisë firma Kaceli kishte dhe shtypshkronjën dhe kartolinat e para të Tironës. Ishin nën kujdesin e Xhaj Aliut. Me ardhjen e pushtetarëve të kuq xhaj Aliu do të internohej nga Berati. Martesa me Benen, nga familja e nderuar e Tironës, siç është familja Fagu, do t’i jipte pesë fëmijë, tre vajza dhe dy djem. Njeri prej tyre Gëzimi, koreografi i shquar – Artist i Merituar.

Familja e ndihmoi jashtëzakonisht luftën çlirimtare, pa ditur se çfarë gatuanin komunistët mbrapa krahëve. Familja Kaceli i dhuronte materiale e ushqime. Sekretar i firmës Kaceli ishte Qemal Stafa, dhe kur italianët vinin për ta kapur xhaj Ramazani e xhaj Jonuzi e fshihnin në ambientet e shtypshkronjës apo magazinës dhe i dilnin përpara italianve duke i larguar. Ishin trima të fuqishëm. Kur ishte fjala për të dalë në qafë të Skuterrës, për të luftuar ushtrinë serbe, e cila kërkonte të hynte në Tironë, apo në shkalle të Tujanit, Ramazoni Kaceli ishte i aty gjendur së bashku me tironsit e tjerë, të cilët mobilizoheshin menjëherë. Pasi mbarojë lufta Ramazanin e burgosën dhe beri 5 vjet burg në kënetën e Maliqit (1947-1952). E shoqja, Aishja, familje bejlerësh, i dha 4 vajza dhe 2 djem. Bënë një jetë të vështirë gjatë regjimit . Xhaj Romës ju desht të punojë këpucar për mbijetesë.
Xhaja tjeter, i mrekullueshmi Xhaj Jonuzi, ishte i dhënë me të gjitha punët e tregtisë dhe i donte vëllezërit. Ishte shumë i dhënë mbas leximeve dhe gjuhëve të huaja. Të gjithë i priste me dashuri dhe respekt, e gjithë Tirona gëzonte respekt për Jonuzin. Aktiviteti ishte shumë i madh dhe harmonia dhe mirkuptimi i të gjithëve siguronte suksesin. U martua me Meremen nga familja e nderuar tironse Tagani ku pati shtatë fëmijë, pese vajza dhe dy djem. Pas ekzekutimit të Xhaj Nuzit, Martir i Demokracisë, me preteksin e një bombe në Ambasadën sovjetike, familja e tij pati një kalvar të madh vuajtjesh nëpër Internime. Me kthimin në Tiranë Meremja dhe fëmijët punuan për mbijetesë në ndërtim gjithmonë me krenari.
Sadiku, Nder i Kombit dhe Qytetarë Nderi i Tiranës, më i vogli, u ndihmua nga vëllezërit për arsimimin dhe zhvillimin e talentit të tij në fushën e arteve pamore. Studioi në Paris në Shkollën Superiore të Arteve të Bukura dhe me tu kthy në Shqipëri punoi si arsimtar në Gjimnazin e Shtetit si dhe ipte një kontribut të mundshëm në dyqanin me mjaft emër “Dyqani Kaceli”. Bëri dhe një vit specializim për pikturën e afreskut në Firence dhe me mbarimin e luftës do të ishte një ndër themeluesit e Liceut Artistik dhe Galerisë Kombëtare etj. Martesa me Safijen, nga familja e nderuar Basha, do t’i ipte katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Artisti dhe Piktori i merituar Buron Kaceli ndoqi hapat e babait. Sadiku punojë gjithë jetën si arsimtarë si dhe zhvillojë një aktivitet të madh krijues.”

Historia e kësaj familje duhet marrë shembull jo vetëm për nga suksesi, por mbi të gjitha nga dashuria. Dashuri e pamasë dhe mbas vuajtieve ata i ndejtën besnikë genit qytetar fisnik.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: