Sëmunllik…deputetlIik – nga Xhemal Farka (SULA FAJËS) – Vitet ’30-të. Gazeta ARBËNIA |
Ky sëmunllik
deputetllik
û kitova se pat hik!
Mirë po kyy
s’paska t’kryy
mysybet m e pá me syy!
N’dorë po t’shtjeu?
të mërtheu
n’dhimje qi s’i bà as dheu!
Se ka ‘i siklet
qi gjô s’t’a qet
veç po u bône deputet!
Pra ky far horrit
pa pik’ zorit
na iu njit zotni Drejtorit!
E e ngáu
e përlau
deri sa ky men’ e dau:
U bô hazër
shik e pastër
e u nis për Gjinakastër.
Ku ka vûu
kur u sëmûu
kôndaturën e bekuu!
Për deputet
katër vjet
me na qit në selómet!
Se katër vjet
me imunitet
s’ja del kush kësaj gazet!
Nô pa lè
e bilmemné
e kimi gjeg qi ç’ke me te!
Prá nigjoni
O mës harroni
Për Drejtorin t’on votoni!
Nigjo mor
Zotnî Drejtor:
Ardhsh me imunitet në dor’!
Hypsh në môj
të pikalojtë!
Veç bôni dredha plumit
mëçifu môs gaxhojtë!…
SULA FAJËS
*Nxorri nga arkiva e mbesa e autorit – Zenita Farka.
Leave a Reply