Vivi që nuk plaket kurrë!

Vivi që nuk plaket kurrë!
Nga Marsida T. Najdeni
18 prill 2020

Mu përgjigj në telefon me ëmbëlsinë karakteristike të një gruaje tironse. “Mirmroma” thashë unë direkte, si me dasht me i lënë me kuptuar se me mua nuk duhet ta kishte problem që të shkonte në gen. Aq, një fjalë e thënë në gjuhën tonë, mjaftoi që Vivian Toptani të ndjehej shpirtërisht mirë. U kënaqëm dy orë në telefon. Unë nuk e mbaja mend, por ajo më njihte mirë dhe me rrënjë dhe e kishte pritur telefonatën time. Vivi është 77 vjeçare, me një kujtesë mbreslënëse dhe mbi të gjitha e freskët dhe e kohës në biseda. Jeton në Itali prej afro 30 vitesh me bashkshortin dhe familjen. Për veten e saj nuk më foli fare, tipike e një vajze tironse. Mu desht të pyes të bijën Shela Qeraxhiu, ku gjej rastin ta falenderoj. Kishte dëshirë të fliste për fisin e saj, ndjente mall për ato kohëra. Më tregoi foto të vjetra, identifikoi njerëz për të cilët unë isha kurioze. E qetë dhe shumë e vetëdijshme për historitë e ndryshme të fisit të saj të madh.

Screen Shot 2020-04-18 at 8.49.36 AM
Vivian Toptani

Ka lindur në Kamëz, Tiranë në sarajet e Toptanëve. Patriotin e madh, intelektualin e shquar, të pambarimshmin Refik Toptanin e ka gjysh. Stërmbesë e Seid Toptanit, një nga baballarët e Lidhjes së Prizrenit. Vivian është e bija e Petrit Toptanit dhe Dylfiqar Biçakut. Nga sarajet e bukura në Kamëz do të largohej në moshën 6-7 vjeçare sepse i konfiskuan dhe familjes iu mor e gjithë pasuria. Sarajet nuk janë më, por ajo i mban mend nga fëmiria e hershme. Ndjen keqardhje për shtëpinë e fëmirisë. Familja do të vendosej në Laprakë. Aty do të përfundonte tetëvjeçaren dhe mëpastaj petagogjiken për mësuese. Siç ma pohoi dhe Vivian vetë në telefon, por edhe e bija Shela ma përmendi disa herë, jetesa me frikën e madhe të një mbiemri. Edhe pse kishte mbaruar me mesatarë të lartë shkollën e mësuesisë atë e dërguan të jepte mësim në fshatrat e Tiranës. Edhe pse punonte sa në Linzë a Shtish-Tufinë, ajo nguli këmbë për të vazhduar studimet e larta. Mezi mori lejen për të vazhduar universitetin natën në vitin 1960-1961, arsyet dihen, sepse ishte Toptanse.
Njohja me bashkshortin dhe ndryshimi i mbiemrit mendoi se do t’i sillnin pak fat për një jetë më të mirë. Në 14 tetor 1975 jeta do t’i përmbysej kur bashkshortin, Gani Qeraxhiu, e mbajtën një vit në hetuesi dhe e dënuan me 7 vite burg. Prej kësaj Vivianin e larguan nga mësuesia dhe e dërguan në Josif Pashko me punë të rëndomtë ku i duhej të shkarkonte çdo ditë thesët me çimento. Edhe kur i kërkuan ta ndante të shoqin dhe të merrte lehtësim nga puna e rëndomtë, ajo rrefuzoi kategorikisht duke mos e pranuar këtë skenar. I qëndroi besnike jo vetëm të shoqit, por edhe genit fisnik. Krah ju bë familja e saj, vëllezërit Refik dhe Ibrahim Toptani, që bashkë me familjet e tyre nuk e lanë kurrë Vivin me dy vajzat e vogla. Për shumë vite u rropat derisa Shela u rrit dhe u punësua. “Nxorra mamin direkte nga puna sa hyra në punë vetë.” – thotë ajo e mallëngjyer teksa më tregon dhimbjet e jetës.

Vuajtiet e kësaj gruaje janë të shumta dhe pse i përmblodha shkurtimisht. Jeta e kësaj familje, që fatkeqsisht nuk ishin të vetëm në mënyrën e trajtimit, të trishton. Vivian ashtu si shumë fëmi të tjerë ranë viktima e një çmendurie anti-atdhtare, që dhe me fëmitë e pafajshëm kishin shpallur luftë. Pëkrundrazi, në ndryshim nga komunistët, fëmitë e të persekutuarve sot nuk duan t’i bëjnë keq fëmive të komunistëve dhe xhelatëve. Nuk ndjejnë asnjë urrejtie ndaj fëmive pse baballarët bënë krime monstruoze. Ky është ndryshimi më i madh human, ndryshim që ndan ujqërit nga të njerëzishmit. Viviani më tregonte për fisin e saj të madh dhe vuajtiet me pronat dhe keqtrajtimet ende nga shteti kur vjen puna për të shkuar gjëja tek i Zoti, edhe prap kurrë në asnjë moment nuk tha një fjalë urryese. “I uroj të gjithëve shëndet e lumturi familjare kudo nga janë!” – tha ajo nga fundi bisedës tonë.

#gocTIRONE

 

Screen Shot 2020-04-18 at 8.50.31 AM
Vivian Toptani (majtas) mësuese në fshatrat e Tiranës.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: