Përse është e rëndësishme të mbështesim një biznes familjarë?

Nga Marsida T. Najdeni

Bizneset familjare janë forma më e vjetër e organizimit të biznesit. Sot bizneset familjare njihen si pjesmarrës të rëndësishëm të ekonimisë botërore. Statistikat në fakt tregojnë se publiku ka më dëshirë të shpenzoi kundrejt një biznesi familjarë, sepse aty leku merr trefish kuptim. Në një botë ku mbizotërojnë korporatat dhe multikorporatat botërore asokohe biznesi familjarë i ofron klientit një ndjesi identiteti. Në dy shekuj histori dhe traditë, familja Tufina ka patur fatin të duhet dhe mbështetet nga njerëz të mirë. Populli e do zejtarinë dhe këtë familja Tufina e ofron me bollëk.

Përse në 2020 është e rëndësishme të mbështetet një biznes familjarë?

1. Sipas të madhes Forbes, bizneset familjarë janë më të integruara me komunitetin dhe janë të prirura më shumë të bëjnë bamirsi. Nëse një biznes familjarë rritet atëhere rritet dhe bujaria e tyre, shpirti filantropist. Ndërsa në një artikull të New York Times, zonja Betsy Brill, e cila është Presidente e Strategjisë Filantropike, tregon sesi janë bizneset familjarë që e bëjnë bamirësinë gur-themel një model të tyre të biznesit. Familja Tufina është krenare që prej disa vitesh është dhuruese në organizatën shqiptare “Firdeus”. Një organizatë që ka për qëllim të ndihmojë jetimët, gratë, pleqtë, njerëzit e sëmurë dhe nevojtarë të ndryshëm. Ne arrijmë ta bëjmë këtë gjest bamirësie falë jush klientave tanë që na mbështesni me besnikëri.

2. Bizneset familjare nuk e bëjnë këtë punë vetëm për lekët. Si thotë një shprehje popullore “Leku shkon e vjen”. Bizneset familjare në të shumtën e rasteve kanë një pasion të trashëguar për atë ç’ka ata bëjnë. Duan ta mbajnë këtë pasion dhe mbi të gjitha traditën të gjallë. Po ashtu, në një biznes familjarë, grupi i punës është më i ngushtë. Krijohet një familje e madhe. Punëtorët arrinë të njihen mirë si me njëri-tjetrin ashtu dhe me trashigiminë. Në këtë rast talenti i një personi vihet re më shpejt nga pronari, sepse është në kontakt direkte. Ndërsa në një multi-korporatë me dhjetra shkallëzime, punëtori i thjeshtë i duhet një jetë e tërë të kapi majën brenda kompanisë. Në këtë mënyrë rritet puntori individual, aftësitë e tija janë më të personalizuara, sesa në një kompani me 1000 punëtorë ku 80% bëjnë të njëjtën gjë. Gjithashtu bizneset familjare duan të rriten gradualisht sepse është mjaft e rëndësishme për ta të gjejnë një balancë midis tradicionales dhe modernes. Përshembull: prodhimi artizanal i orës është një zejtari e vjetër, që në familjen Tufina qarkullon prej 200 vitesh. Ama, ne duam të qëndrojmë po ashtu me hapat e kohës dhe me trendet e reja. Nevoja për ndryshim dhe përshtatje është kyçe për çdo biznes familjarë sepse është e vetmja mënyrë për të konkuruar me çmimet e tregut.


3. Diversiteti i produkteve është një tjetër arsye përse duhet të mbështesni një biznes familjarë. I kini parasysh ata që quhen “dyqane zinxhir”? Se je në Shqipëri apo Itali, se në ShBA apo në Australi, këta dyqane po një mall shesin, fotokopje të njëra tjetrës, krijohet paksa monotoni. Ndërsa ai biznesi familjarë, që prodhon në mënyrë artizanale një zejtari shekullore ofron larmi sepse produktet prodhohen në sasi shumë më të vogël. Duke prodhuar pak për çdo produkt, atëhere mund të prodhosh dhe 80 modele të ndryshme me karakteristika të ndryshme. Ndërsa një multi-kompani prodhon në fakt shumë sasi, por mbase 5-10 modele të ndryshme. Kësisoj produktet e bizneseve familjare ofrojnë individualizëm, paraqesin histori, traditë, edhe i qëndrojnë besnik kohës. Kur hyni tek një dyqan zinxhir e dini pa futur ende këmbët se ç’mall e modele do të gjeni. Ndërsa në një biznes familjarë sa herë që futeni në dyqan suprizoheni me produktet e reja dhe larminë. A nuk mendoni se është paksa romantike se ora që ju vishni vetëm një grup selektiv e ka në dorë?

4. Në një biznes familjarë përvoja e klientit është e personalizuar. Çdo klient trajtohet sipas nevojës dhe dëshirës, edhe jo me një sistem shabllo ndaj servisit për klientin. Në multi-kompanitë po të merrni në telefon do t’ju duhet një orë të flisni me një person të gjallë, nëse e keni atë fat sepse ke ndejtur shtyp butonin 1 dhe 2. Ndërsa një biznes familjarë e ka ndihmën shumë më të shpejtë dhe më popullore. Një biznes familjarë nuk ka 5000 klienta, por ka 100. Kështu do t’ju trajtojë shumë mirë duke e bërë klientin të ndjehet i vlerësuar. Sepse nëse humb 1 klient në 100 është goxha humbje sesa 1 klient në 5000. Për punën e vyher që puntorët japin në biznesin familjarë duhen shpërblyer duke i përgëzuar, por dhe vlerësuar me një rrogë të kënaqshme. Familja Tufina zbaton gjithmonë konceptin e bonuseve mbi rrogën për puntorët. Në një biznes familjarë si i joni ne marrim parasysh dhe mirkuptojmë çdo situatë njerëzore të puntorëve tanë. Në një biznes familjarë duhet të mbizotërojë gjithmonë idea se të gjithë jemi një familje, që me djersën e njëri-tjetrit mbajmë familjet ekonomikisht.

Nisur nga mundësia këtu në këtë blog, Familja Tufina dëshiron të falënderojë të gjithë klientët, mbështetësit dhe ndjekësit që me kalimin e viteve kanë treguar aq shumë dashuri për ne. Pa ju asgjë nuk do të ishte e mundur. Faleminderit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: