Liliana Pazari – zonja e palodhur!

Liliana Pazari – zonja e palodhur!
Nga Marsida T. Najdeni
7 maj 2020

“Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj. Duajeni Shqipërinë, si doni familjen tuaj. Me dashtë të mirën e tjetrit dhe të vendit tënd, është kryet e filozofisë.” (Sheh Ahmet Pazari)
Meqë kryetarit t’Bashkisë Tironës nuk i bi ndërmend për historinë e qytetit tonë, as për pinjollët e këtij qyteti, po as për Muajin e Ramazanit, shkoi e prishi muret rrethuese të Teqesë Halvetiane. Ky kult fetar i përket familjes së nderuar tironase Pazari. Një familje që për flamurin kuqezi ka derdh gjak. Për shkronjat shqip ka shkri pasurinë. Për sportin dhe kulturën shqiptare ka hedh djersë. Kjo nuk i ndaloi komunistët. Sheh Ali Pazari kreu 14 vjet burg. Xhemal Pazari, njeriu që bekoi ngritjen e flamurit në Tiranë më 26 nandor 1912, ishte 84 vjeçar kur e dënuan me 3 vjet burg dhe iu konfiskua e gjithë pasuria. I biri Xhemalit, Besim Pazari, u egzekutua. Dylbere Pazari bëri 1 vit burg. Bakushe Pazari bëri 1 vit burg. Kadri Pazari, i biri i Ali Pazarit, u internua. Po ashtu dhe djali tjetër i Ali Pazarit, Ahmet Pazari u internua. Edhe vëllai i madh, Muhamer Pazari, gjithashtu në internim.
Lista është e gjatë dhe shumë antarë të tjerë vuajtën vetëm pse vinin nga kjo familje patriotike dhe intelektuale. Një nga këta persona, që jetoi gjithë jetën me frikë, ështe mbesa e Xhemal Pazarit, e bija e agronomit të mirënjohur Fiqiri Pazarit, zonja Liliana Pazari, e lindur më 1939. Siç tregon vetë ajo: “Pushkatimi i xhaxhait, Besim Pazari, në vitin 1945, njërit prej kontribuesve të krijimit të klubit “Agimi” më vonë “KF Tirona” si edhe lojtar i saj, burgosja për 3 vite (1947-1950) e gjyshit Xhemal Pazari, largimi i babait Fiqiri Pazari nga puna dhe detyrimi i tij për të punuar në gurore, konfiskimi i të gjithë pasurisë së familjes, largimi nga shtëpia e tyre 2- katëshe në “Rrugën Mretnore” sot Rr. e Barrikadave dhe strehimi i familjes në bodrumet e një shtëpie në Rr. e Elbasanit, do t’i jepnin fund ditëve të lumtura të fëmijërisë sime.”

4d06a070-f8e5-4c2d-8f2b-808dd0d777cd
Liliana Pazari – vajzë e vogël dalë në Tiranë me veshje qytetare popullore.

Panvarsisht këtyre vuajtieve në familje, tragjedi që lënë pasoja në jetën e kujtëdo. Traumat që pësoi kjo familje nuk i ndaluan të ndiqnin hapat e mira dhe dinjitoze. Liliana kujton me nostalgji sesi bashk me babanë këndonin e vallzonin të dy. Babai i saj e kishte zërin e ëmbël dhe jo pak herë kishte thirrur ezanin për ritualin e lutjes. Madje Liliana dhe sot në moshën 81 vjeçare nuk e ka humbur freskinë e të kënduarit. Ajo që në fëmiri shfaqi prirje karshi dijes dhe librat ishin jeta e saj. Me një urtësi të madhe, duke ruajtur gjithmonë distancat për të mos rënë në sy askërkujt, ashtu me sakrificat e saja mbaroi petagogjiken. Ishte e lumtur që e mbaroi pa e kapur kalemi si shumë moshataret e saja të ardhura nga familje të persekutuara. E pra kështu në moshën 17 vjeçare do të emërohej mësuese në Lushnje larg familjes. Largimi nga familja do ta njihte me një djalë kurajoz ardhur familja nga Kosova. Familjen Gashi mbas ardhjes nga Kosova e kishte vendosur qeveria komuniste në fshatrat e Lushnjes, më shumë mund të quhet një internim. U njohën dhe i besuan njëri-tjetrit. E nisën jetën bashkarisht me forca dhe duke e mbështetur njëri-tjetrin në çdo gjë. Ajo mësuese dhe ai do të bëhej Dr. Ibrahim Rr. Gashi, që gjithkush e njohu si Doktor i Shkencës në Matematikë dhe botues i disa studimeve dinjitoze në shkencat egzakte.
Ajo goca tironse e urtë, mësuesja e dhembshur për fëmitë, bashkshortja e Dr. Ibrahim Rr. Gashit, mori përsipër tu bëhej nënë e motër vëllezërve e motrave të mbetur jetim të Ibrahimit. Ajo i gjeti ato në moshat 6, 7, 10, 12 dhe 14 vjeçare dhe me zemrën e madhe që karakterizon gjithë gocat tironase i deshti pa kushte. Çifti e filloi jetën me detyrime karshi 5 jetimëve, plus dhe 3 fëmive që sollën bashkarisht në jetë. Me transferimin në Fushë Krujë, Liliana dha mësim në lëndët Gjuhë Shqipe, Histori, Gjeografi, Muzikë në shkollat e rretheve të Krujës, Fushë Krujës, Bubqit, Luz etj. Punoi pa u lodhur, edhe pse kudo e ndiqte damka si bija e një familjeje reaksionare. Duke rritur fëmitë, e duke punuar, ia arriti ëndrrës së saj për tu diplomuar në shkollë të lartë me korespondencë në fakultetin e Histori-Gjeografisë. Në qytetin e vendlindjes do të rikthehej vetëm mbas rënies së diktaturës.
Kështu rrodhi jeta për Lilianën, midis peripecirave, çudirave të atij sistemi, halleve, edhe arritjeve personale. Si përshembull në vitin 1982 ajo ishte pjesë e një studimi 2 vjeçarë mbi jetën e Shote Galicës. Edhe pas daljes në pension në vitin 1993 ajo s’pushoi së punuari. Për 3 vite në Slloveni dha mësim të gjuhës Shqipe në mënyrë vullnetare. Shoqata Shqiptare “Migjeni “ në Lubljanë, duke vlerësuar maksimalisht kontributin e saj në mësimdhënie për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe kulturës Shqiptare në diasporë e vlerësoi me “Fletë Mirënjohjeje”. Në vitin 2018, Shoqata Kulturore “Gruaja“ e vlerësoi me motivacionin: “Për Kontributin e dhënë në edukimin dhe formimin e brezit të ri si dhe për angazhimin maksimal të saj në luftën kundër analfabetizmit në Shqipëri. Në të njëjtën kohë për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e vazhdueshëm me shoqatën kulturore “Gruaja” dhe për atribute të tjera pranë këtij Instituti”.
Jeta e Lilianës, ashtu si shumë goca të tjera tironse, të cilat janë shembulli i qytetarisë, dijes, sakrificës, por që kurrë nuk thurrën lavda, as nuk i ranë gjoksit me dorë. Punuan e jetuan, edhe bënë mirë aq sa mundën në këtë jetë. Madje duruan dhe kur i shanin, kur i tallnin, kur i tregonin si të prapambetura. E vërteta nuk harron dhe pse vonon. S’na mbetet gjë tjetër veç t’i urojmë jetën e gjatë. Falenderoj Ardiana Gashi Hoxholli dhe Entela Gashi Kovaci që më informuan me aq shumë mirsjellje për nënën e tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: