Tre tironsit e parë deputetë të Parlamentit të Parë Shqiptarë – 1921

Nga Marsida T. Najdeni

Këtë foto kolazh e krijova me tre tironsit e parë deputetë të Parlamentit t’Parë Shqiptarë 1921 (ose Këllishi i Parë Kombëtarë i Shqipërisë) me shpresën se sot të mësojmë diçka prej tyre. Masari ishte përfaqësues i komunitetit mysliman si financier i tij për Tiranën. Leonidha ishte përfaqësues i komunitetit orthodoks mjaft të respektuar në Tiranë ose siç i thërrasim me dashuri “llacifacit e Tironës”. Ndërsa Jusufi ishte përfaqësues i financës si (në mos i pari) ndër të parët shqiptarë mbaruar universitetin për financë më 1887.

Majtas Mas’ar Këlliçi – Deputeti i Parlamentit të Parë Shqiptarë zotni Masar Këlliçi dalë më 1921. Foto Marubi që mua ma dhuroi personalisht studiuesi Niko Kotherja (zbuluar nga arkiva e shtetit) duke pa dashurinë time për tironsit e vjetër. Rrjedh nga një familje qytetare tironase, mbaroi studimet për financë në Stamboll. Atje mbante lidhje të vazhdueshme me patriotët shqiptarë dhe mik i afërt i familjes Toptani. Ju bashkua lëvizjes së Seremedin Toptanit, i cili printonte libra shqip dhe i fuste fshehurazi në Shqipëri. Mbas studimeve universitare bashkë me të vëllain Mytesimin jetuan në Bursa të Turqisë. Megjithatë nuk qëndroi dot gjatë sepse iu bashkua lëvizjes për Pavarsinë e Shqipërisë më 1912. Mbas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1920 Mas’ari u zgjodh Financieri i Komunitetit Mysliman për Tiranën dhe gjithashtu Deputet i Parlamentit të Parë. Si dhe bashk me të vëllain Mytesim Këlliçin, i cile ishte dhe Myftiu i Tiranës, ishin ndër të parët iniciatorë të Kongresit të Lushnjes.

Lart djathtas Leonidha Koja – Deputeti i Parlamentit të Parë Shqiptarë zotni Leonidha Koja. Përfaqësues dinjitoz i komunitetit fort të dashtur orthodoks tironas. Familja Koja është me kontribute të mëdhaja në qytetin e Tiranës si për patriotizëm, politikë, art, sport dhe modë, por unë fatkeqsisht nuk disponoj ndonjë biografi mbi Leonidhën. Kush ka informacion mbi Leonidha Kojën e mirëpres.

Deputeti tironas Leonidha Koja 1921

Lart posht Jusuf Banka – Deputeti i Parlamentit të Parë Shqiptarë zotni Haxhi Jusuf Banka (Tiranë, 1864 – 1 shtator 1944) ka qenë ministër dhe deputet i shtetit shqiptar. U lind në Tiranë më 1864, i biri i Aqif Zhelegut. Pas mbarimit të shkollës plotore në Tiranë, ndoqi shkollimin e lartë për Financë në Stamboll, ku u diplomua më 1887. Më pas u kthye në Tiranë pranë familjes së tij, e cila nga nëpunësia e vet u njoh me mbiemrin “Banka”. Me cilësinë e sekretarit, iu bashkua Hafiz Ibrahim Dalliut, Abdi e Refik bej Toptanit dhe Shefik Kondit në formimin e klubit lokal të “Bashkimit”. U kërkua të arrestohej nga autoritetet osmane, por mundi të shpëtonte. Më 26 nëntor të 1912 mori pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe nënshkroi telegramin që i përcolli aktin Ismail Qemalit. U arrestua dhe u burgos dy herë nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme, pas rikthimit të Esat pashë Toptanit dhe shtypjes së kryengritjes, iu caktua Ministria e Financave pas vdekjes së Nexhat Libohovës. Me rënien e qeverisë janarin e 1916 prej pushtimit austro-hungarez, u largua me Esad Pashën dhe u vendos në Selanik. U kthye më 1918 në Shqipëri dhe u caktua me punë nënprefekt i Kavajës dhe më 1920-’21 nënprefekt i Tiranës. Më 5 prill 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Durrësit, e deri më 1923 ka qenë deputet i Partisë Përparimtare, si dhe kujdestar i Kryesisë të Këshillit Kombëtar. Më 1921 ishte i plotfuqishmi i qeverisë për shtypjen e kryengritjes së Mirditës. Më 12 dhjetor 1921 u propozua nga Rexhep bej Mitrovica që të bëhej kryeministër, po Këshilli i Naltë i Regjencës nuk e miratoi. Më 15 maj 1924 fletorja “Dielli” e radhit ndër demostrantët që u nisën të takonin kryeministrin Shefqet bej Vërlaci që të punonte për të nxjerrë në shesh komplotistët e vrasjes së Avni Rustemit. Pas Lëvizjes së Qershorit më 1924 ishte njëri ndër drejtuesit e Partisë Demokrat-Nacionale në tetor të 1924. Ndërroi jetë më 1 shtator 1944.

__________
Foton e Masarit e kam dhuratë nga studiuesi Niko Kotherja, i cili e njojti mirë dashurinë time për tironsit e vjetër. Foto e Masarit është foto Marubi dhe ruhet në arkivën e shtetit. Fotot e Leonidha Koja dhe Jusuf Banka i kam gjetur ndër vite nëpër internet gjithashtu gjenden në arkivën e shtetit. Për biografinë e Masarit jam mbështetur tek një studim i Dashnor Kaloçit dhe për atë të Jusuf Banka nga Wikipedia. Nuk kam asnjë problem ta merrni dhe shpërndani foto kolazhin e krijuar nga unë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: