Dhimbja e Shpirtit Tim

– nga Marsida T Najdeni
4 qershor 2020

Sa dhimbje Tironë!
Me lot të kujtoj
Si shuhesh kshu pa bzojt…
E heshtun ti qëndron,
Me zemër lëndon.
Ku jeni kalamojt e mi, rënkon,
Ç’ju bona që nonën keni lon?
Nga vetja kemi dal
T’parve si ngjajmë.
[Kur] komunizmi s’lete me bo xhap
Ato trima plumit i bon ball.
[E] ne si zogj m’koteca…
M’pallate mbi gërmadha
Djersa e t’parve na bubrron,
Genin e hudhëm për beton.
Parja fitohet me djers,
Jeta jetohet po vetë,
Stërgjyshnit i vunë për t’i gzu
Ene jo për t’i shujt.
Dujeni veten dhe njoni tjetrin!
Dujeni farefisin ene mikun!
Mos u boni hasha për i pllom beton!
Runi traditën dhe Tironën tonë!
Shpin e fëminis kom harru
Ô kalb, ô tjetërsu.
Lagjet i përçmum,
Tronafilat e çeçmet dhunum.
Na fal Tiron se t’harrum!
Babzia pares na ka qorru,
Oligarkët e ri jemi tu pasuru,
Lal e Tat me frykën u mësum.
Bashkombasi hajdut
E ka bo bërrnut,
Për Tironën s’e rru
Veç zhvat e harbut.
Kur do kuptoni
Se gjoja huj nuk njit?
Mëkatet do lahen
E ju po pa njerzillik.
Tiron bo gajret!
I dite do shpëtosh
Vdekja s’thon kot
Kapak florini m’kët bot.
Do i myllësh syt Tiron…
M’fije t’funit je,
Shpirti do t’bi rahat
E ne le t’grijm sallat…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: