Moj Shqipni e bukër, trime!
Sa rreziqe e sa hidhnime
Ty të shuenë e t’vorfënunë,
Mbi ty si turrani shkuenë!
Armët thye, flamuri shkitë,
Shum her në vorr gat t’u rrëshkit
E shitueme shpesh je mekë,
Gati vdekje ke marr hekë.
Po ti n’zemër ke nji gjak,
Turpin s’duron, ndizesh flakë.
Ngryhesh si dragoj varrue,
Ma mirë vdek se me u marrue!
Vdekun, o e lirë ke thanë,
Anmikut kurr nuk j’u ke dhan,
Kurr trimneshë nuk u ligshtove,
E përgjakun, por qindrove,
Sa jeta rrofsh, Shqipni e lirë,
Si dielli paç ballin e dlirë!

Leave a Reply