Osman Caslli dhe brezi i tij.

Mendime të çastit para një fotografie.
Nga Marsida T. Najdeni
28 qershor 2020

Hera e parë që e shikoja këtë foto të mjeshtrit Osman Caslli. I pashëm dhe i ri aq sa jeta i buron nga sytë dhe e qeshura e tij plot ëndrra e shpresa. Brezi Osman Casllit, Cen Petrelës, Osman Reçit, Bedri Stërmasit, Zike Bulkut etj djelmosha ka vlera universale. Përse do të thoni ju ky brez duhet vlerësuar?! T’i lemë mënjanë talentet e tyre sportive, ku prej Orhan Sakiqit kam mësuar se përshembull Osmani ishte kampion dy herë në 10 garësh, po ashtu tri herë kampion në 400 metra me pengesa dhe me shtizë, 10 vite kapiten i Tironës futboll etj. Nuk po i përmend këto arritje për një moment, por t’i përqendrohem viteve kur ky brez luajti. Ishte 10-15 vjeçarshi i tmerrshëm mbas luftës së dytë botërore dhe pushtetin e kishin marrë vëllavrasësit e kuq. Me rrëmbime të tmerrshme karshi ekipit të Tironës për t’i çu me zorr tek Partizani dhe Dinamo, saqë gazetari i madh sportiv, shkodrani Andon Mazreku, ndeshjen e parë Tirona kundra Partizanit e quan “Tirana që mund Tiranën” sepse ekipi kuq kishte përla (rrëmbyer) mbi 8 lojtarë bardheblu. Kujtojmë dëbimin e presidentit tonë Selman Stërmasi nga skuadra përse e rrefuzoi me protestë shndrrimin e emrit nga Sport Klub Tirona në Puna Tirana. Madje në këtë foto të atyre viteve Osman Caslli është medemek me bluzen e ekipit të Punës së Tiranës. Pra, edhe vijat karakteristike tonat na i kishin hequr nga fanella. Kjo luftë e ashpër dhe ashiqare karshi jo thjesht ekipit tonë, por dhe karshi identitetit tonë si qytetarë vendali tironas do të ishte fatale dhe do të kishte shemb çdo gjë sikur ky brez nuk do ishte aty. Ishin pikërisht këta djem si Osmani dhe brezi i tij, të cilët nuk e ulën kokën kurrë. Me dinjitet imponuan dhe ruajtën atë që ishte e para kampione e Shqipërisë dhe identitetin tironas. Prandaj duhet t’i njohim këta trima sepse u kemi borxh shumë. Rezistenca e tyre bëri që komuniteti jonë me anë të ekipit Tirona të bëhej zëri i lirisë. Kur të pyeste dikush se me kë ekip ishe tifoz, nënkuptonte shumë… Po të ishe tifoz i Tironës vetkuptohesh se ishe kundrra sistemit. Ishte ky brez që u bë urë midis brezit të para luftës dhe me shpërthimet e brezit të viteve ‘60-të. Faleminderit danoça!

______
Foton e pashë tek muri i Arthur Casllit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: