Unë dhe kujtimet futbollistike (I)

Unë dhe kujtimet futbollistike (I)
Nga Marsida T. Najdeni
16 maj 2020

Unë mendoj se dashurinë e hershme karshi futbollit e kam nga im vëlla, i cili është vite më i madh. Sigurisht Tirona është epiqendra jonë. Me të u rritëm, me të u ushqyhem, me të jetonim, pika e bashkimit për ne. Pastaj erdhi futbolli italian. Kam qenë shumë e vogël, por kam një memorje të fortë trashigimi nga nondaja. Për të kundërshtuar vëllain me Gjermaninë, unë u dashurova me Italinë. Kampionatin botëror të 1990 e mbaj mend përtymësh, pothuajse hiç, e vetmja gjë që mbaj mend nga ai botëror Skilaçin e krisur dhe Klinsmanin elegant. Prandaj botërori i 1994 është dhe botërori që gdhendi përfundimisht futboll dashurinë time. Me ikjen e Gjermanisë nga kampionati mbas humbjes së turpshme me një Bullgari të madhe nën drejtimin e Stojçkovit. Me të drejtë bullgarët e quanin “arkitekti”. Kjo fitore historike e tyre quhet nga bullgarët “Kur Zoti ishte bullgar”, madje s’ka shumë që kam lexuar një mega artikull mbi Bullgarinë e vitit 1994. Tek shtëpia jonë kishte ra zia. Vllai që qante në krevat, bënte grevë urie dhe kur mami i thoshte të gatuj këtë apo atë gjë. Nga ana tjetër unë kisha dasëm, kërceja e këndoja nga qefi. Mami shkretë për ta marrë me të mira me thoshte mua “Lene mi çunin se o gjynof” ose atij i thoshte “Po bo çuni kshu sikur i ka vdek nona”.

Në vitin 1994 baba më pati dhuru një bllok për ditar. Unë në fakt e ruajta për të shënuar çdo ndeshje të botërorit. Unë jam nga ato tifoza që shikoj gjithë ndeshjet e botërorit (ose më sakt kam qenë). Çdo ndeshje e shënova në atë bllok, stadiumi ku luhej, orari, formacionet, minutat e luajtura, kush mori karton, kush doli e kush u fut, kur dolën e kur u futën, kush shënoi dhe kur etj. Çdo gjë që ndodhi në botërorin 1994 unë e kam shënuar pikë e presje në atë bllok. Këtu lindi dhe dashuria tjetër për tu bo gazetare sportive, që su bo kurrë realitet. Siç thashë mbas daljes së Gjermanisë nga botërori bllokun e fsheha tek dollapi mamit, tek dhoma e gjumit të tyre. Pata frikë se ngaqë e talla dhe ngacmova shumë sesi Bullgaria e shkundi gjermonin, mos do të merrte hak tek blloku im. Kështu me trurin tim foshnjarak mendova ta fsheh. Përpara çdo ndeshje të Italisë aty ku kisha fshehur bllokun kisha fshehur dhe një kuran. E veja dorën mbi kuran dhe lutesha që të fitonte Italia ndeshjen. Ke pa që Italia shkoi në finale. Në finalen e madhe kundra Brazilit të luajtur në Pasadena të Californisë si asnjëherë tjetër më 12:30 të drekës nën temperaturën 35 gradë celsius me një lagështi (vlagë) prej 70%. Edhe sot mbas sa e sa vitesh e mbaj mend fije për pe çu bë në shtëpinë tonë. Mora kolltukun e nxorra para tv. Nona (gjyshja) u anku tek prindrit se duhej të largohesha pak që të shihnin dhe tjerët. Vllai doli prej shtëpie se pati hall se po të fitonim kush do më duronte mua. Ndeshja shkoi me penallti. E para finale në historinë e botërorit që u vendos me penallti. Në pushim të ndeshjes babi më thotë “shiko përgatitu se mos t’pusho zemra po italiont për penallti jon tap topi”. Tensioni qe i madh. Mami shkretë me limonatë të shtrydhme të freskët për me m’qetësu. Si përfundoi ajo ndeshje e dinë të gjithë.

Nuk u qetësova dot. Madje prej Barezit dhe Baxhios urrejta dhe Juventusin e Milanin shto dhe Masaron. Sado legjenda, unë i urreva. Ato qanin në TV dhe unë me lot e qyrre i gjuja me shpullë tek ekrani. Dilte Paljuka portieri duke qa, i cili bëri mrekulli në atë ndeshje, unë duke qa e duke puth ekranin. Po ashtu Berti, Benarrivo, Kostakurta, Zola etj. Ato të dy Baresin e Baxhion sikur m’kishin hongër bukën. Mbas asaj ndeshje sado lojtarë fantastikë sun (nuk) i shifsha dot. Në darke siç po torturohesha në krevat sepse s’më zinte gjumi nga humbja me penallti në finale, vëllai më erdhi tek krevati e me puthi. “Ma jep dorën” – tha – “se bot nji kampionat t’bukur me emocione.”

Vuajtiet me Italinë do t’vazhdonin dhe 96, dhe 98, edhe në 2000 kur hongrëm “golden goal” si llokum nga Franca e s’merrnim dot veten ne tifozët e Italisë, edhe në 2002 në botërorin e Koresë. Për të shpërthyher në 2006. Kush ka qenë me mua atë ditë e di mirë se çfarë feste është bërë tek lagjia e italianëve në Chicago ku bllokuam rrugën për blloqe me rradhë. Më iku zëri 1 javë.

#kujtime

Unë me bluzen e Tironës në rrugët e Amerikës mbase më 2005.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: