Një urim me vonesë për Jozef Radi.

Një urim me vonesë për Jozef Radi. Po e ndaj dhe me ju. #humor

Nga Marsida T. Najdeni

17 janar 2020

”Qyqe Mono paskish qen tu lon nom. Si mre tina paske pas datlinien ene s’kallxove? A ba robi ksi gjonash ka shoqnia? Nine, llokum me arra, ta boft perenia jetën voj! Mos pafsh kurr keq e t’mort e mira përhera! Nashtina po ta kallxoj nji histori, si tifoz Tirone qi je. Mase osht ene histori me aspi, po ti mos u ni.

Kish shku Lem Bylyri me pa Tironën stadium. Çer hoqi jaroni me gjet stadiumin e ri. Koh tij, iher vaktit, luhesh ke Shallvaret. Lal e tat gjith njerzia s’bashku gëzojshin kur Tirona modhe rrifte Iraklisin e Greqis 7-1. Kjo e funit nuk o aspi. Masanejta Lem Bylyri e la sportin, se helbete ju dukshin si prralla kozmike neshjet, a përtypesh vallahi bilai dot nji neshje si Tirona vs Qyteti Stalin, ose Tirona vs Shkolla Bashkume Enver Hoxha. Nashtina mur vesh se qe bo stadiumi ri. I kishin thon se quhesh “Ali Mema” ky stadium. Mosh e thyme, do mor rrugët aqe ke i bukri Ali Mema me shku. U bo telef tu kërku stadiumin e ri. Projekt i modh pri qeveRRIs. E nimun ca rroça poça që i bon lavda për nji biçim Erjon Veliaj.

  • “Jo ore xhaxhi, çfarë thua, Lali Eri ka bërë Tiranën qytet, se para tij tiranasit hanin me duar, s’e njihnin pirurin.”

Aha, menoi Lemi, ala me kong vjetra proletarati i to derdimena, qi i mort (meneresh jush) muti shalët. Kur mur vesh qi kritari Bashkis qeka çun oficeri, u bo pishmon qi kishte rrojt aq gjat. I pezmatum hyni ke stadiumi “Arena Qofte ke Daja”. Neshja e par pri kampionatit shqiptar, e pra ishte neshje sefte. Tirona e modhe e inaguroi bukur fort at stadium t’qeveRRIs, i futi nji të zhdepme morrave, si karadaku koh t’vet. Tu dal pri stadiumi, ju natrru nëpër levere i kalamo nevrik. Dy pllom përmi tok.

  • “Kadal mre t’keqen Lemja se na u bone si pordha nëpër brek, kadal se mos xërrohesh. Pse me nerva me bab, Tirona e zhdep ene iher gangrenën.”
  • “Shiko këtu ti shoku injorant, më thonë Erjon Braçe mua dhe mbrapa më vjen historia. Jam gjigand, gjigand ore! Ke për ta parë çdo të bëj sa t’i them shokëve.”

Ti or daj veç i gjo munesh me m’bo të më rrush sumën… nuk e tha Lemja, e bajti për vete, se o burr zamoni. Ju kthy rrugës për shpi dhe i qe mush menia top se paskish qen njall Byroja përsita. Dekiku kapak florini menoi se s’kom mo nerva Lemja me duru i to grenxa kallare kuqe.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: