Tallje menere!

Nga Marsida T. Najdeni
19 korrik 2020

Tiron sa gjynofe jon bo në emën tat.
Kujtun se u ngritën, por do ulen pa bekimin tënd.
Tiron sa durove dhe sa fale kto rob oportunist.
I linde, rrite dhe shumë prite, por ti në balt mbete.
Qeshu Tiron se nuk kon çfarë me të bo.
Gjithkush vetes vet ja bon, sepse vjen nji dit…

Ti mbetesh nonë, pasuri, atje ku jeta merr kuptim.
Njerzillikun që ti na fale fatkeqsisht sot e harrum.
Për nji post, karrige a shpërblim, falna o Zot për noi Parti.
Mos u mërzit Tiron, ti je mësu me ksilloj.
Pa ty s’ka Shqipni, epiqendra e kombtarisë.
Ke ty mori frym dhe u amalgu identiteti Shqiptarisë.

Dalin thon se u kujtun për Tiron kur i kalun 50-tat.
A vall’ kishe met ti o MOMA jonë me t’kujtu me i kom n’vorr?!
Ca tjerë thonë kemi nji jetë mas Tironës tonë.
Amo çër kemi bo nji Zot i modh sun i jep kon?!
Si psum ksisoj, me t’ardh tërp, nuk di t’i jap dum?!
A t’ketë kron që t’na krefi mo?!

Nuk du me ja dit se kujt fylli i bini ju.
Po mos u shisni se po ju rruhet për njerzit e juj.
Simpoziume e dekorime, kryetarna e karatituj.
Kët qi boni ju, i thon – tallje menere, knej ka nohia jon.
Kajçik oportunista, se sina bo ala t’hunit e litarit.
Mos luni me ndjenjat tona, boll mo kina 80 vjet dhimje.

M’fal Tiron se e para fajin e kom vet.
Ika t’lash e kurr’ mo s’të pash.
Maton botës shkova ene pse s’të harrova.
Po për ty mo kurgjo nuk bona.
Djersa e muni im shkojn larg ka ty.
Asigjo nuk t’kom shpërbly, e mira nona ime ti.

Ndjenja e borxhit karshi teje më myt.
Si me ta kthy até qi ti na dhurove pa kufi.
Fol Tiron, hape shpirtin, edhe na drejto!
Zonat e shpirtrave t’parve ton n’Tufinë.
Çoi nolt m’qill se mase asokohe kena me nigju.
E s’do veprojm simas xhepit, por simas shpirtit.

Tiron thuji t’parve ton t’na kallxojn.
Kena nevoj për to se kena harru me u dasht.
T’na kallxojn ene iher sesi duhet vllai.
Mos t’na lejn me harru sesi respektohet miku.
T’na kujtojn se nuk bohet tjetri hasha për hiç gjo.
Mbi t’gjitha Tiron lutju t’na mësojn sesi me fal njoni-tjetrin.

Puna mar! T’lumshin ato dur! M’knoqe shpirtin!
Mir se ardhe, e mir se t’gjeta. T’ka fal perenia!
Tu qoft e mos tu harroft! Zotnia tate e zoja juj.
Ta boft Zoti modh voj! M’je si llokum me arra.
Falimnerit prej teje! Ta kom bo kabull!
E pra tironsit e mi, ec kthehemi n’gen.


*Poezi jo sun shkruj dot. Mgjth e kom si terapi.
Foto në ballinë është kartolinë nga Ali Kaceli.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: