Gjyshit

10 korrik 2013
Nga Marsida T. Najdeni

Duarartë e fjalëpak,
ti o gjyshi im punëtor.
Të zhvatën,
të rropën,
të burgosën,
t’i morën të gjitha,
o gjyshi im.

Ti kryelartë,
ball’ burrëror,
gjak fisnik,
nuk u ankove kurrë,
nuk u përkule kurrë.

Mbete po ai njeri
plot njerzillik,
si kur kishe dhe kur s’kishe.

Dhe unë o gjyshi im të pyesja,
“si o bab nuk u nxehe një herë?” –
Dhe pse më morën shumë,
më lanë pa gjë,
nuk më morën kurrë genin,
o mbesa ime.

Ky geni yt,
o gjyshi im,
më jep forca,
fjalet e tua ilaç i shpirtit tim në mërgim.

Sa mall për ty, për fytyrën tënde,
sa mall për bablokun shpirtqelibar.

Si u rrita,
o gjyshi im,
dhe ti s’je më.
Si ikën vitet bashk,
por pa ty tani malloj.
Trembëdhjetë vjet
pa të vënë një lule mbi varr,
o gjyshi im.
Vetëm shqiptari njeh të tilla dhimbje.

Botuar për herë të parë tek VOAL.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: