Nuk e kisha parë ndonjëherë këtë foto nga Kel Marubi me kaq cilësi.
Më foli drejtpërdrejt Murati jonë.
24 gusht 2020
Nga Marsida T. Najdeni
Çfarë mendon Murat?
Je mërzit me ne Murat.
Hallakat nëpër botë.
Shqipen n’dorë t’kujt e kemi lënë.
Largu shqiptari dhe coptu.
I varfën si përherë dhe i tradhtu.
Edhe shqip s’po di me knu.
Tu rrit nera e qofsh beku.
Ti që për ne veç ke mendu.
Harrove shpinë e katandinë.
Rrugëve t’shqiptarizmës pambarim.
Ka që s’të harrojnë dhe fort të dun’.
Ka tjerë që madhnia jote i ka frigu.
Puron përjetësisht mban ndezur.
Digjet ajo siç u dogj e jotja zemër.
Murat, qeshmë pak, o burr trimnie.
Fort i nderumi i më t’mirëve.
U rropate për ardhmënin.
U sfilite për Tiranë e Shqipni.
Shikimi jot mi kallxon t’gjitha.
Ti Zotni i papërlyem.
Kurdoherë i sprovuem.
Asnjëherë i dorzuem.
Përmbi t’gjithë i kulluem.
Tansisht i kompletuem.
Bashk me Refikun në krah.
Porsi Shqipja me dy krena.
Ju su ndatë dhe kurrë s’na latë.
Morët pushkët dhe pendët.
Ngrefët shpresën e harrueme.
Bashkuat kombin e robtuem.
Lumi ne Murat për ty.
Sa shumë malli na ka marr.
Çohu dhe një herë o trim.
Na drejto dhe na pajto.
Vene dorën siç e ve baba.
Thoje fjalën siç e do tabjata.
Çfarë mendon Murat?

Leave a Reply