Jeta e bukur e Eqerem Stërmasit.

Jeta e bukur e Eqerem Stërmasit.
Nga Marsida T. Najdeni
29 gusht 2020

Po të dëgjosh dhe lexosh pushtuesit e kuq të 1944, të cilët jetuan qyl në pronat e shtëpiat e familjeve tironase, ku nuk kishin derdhur një pikë djersë, do dëgjosh sesi tironsit paskish qenë medemek të prapambetur. Kjo fushatë propagandiste e pabazë, sepse tironsit ishin bashkqytetarë të denjë evropianë, bëhej vetëm e vetëm që të legjitimonin në një formë ose tjetër dhunën që prunë dhe hajdutllikun që bënë. E vërteta, për ato që kanë sy, në fakt flet një histori tjetër. Kështu dhe Eqerem Stërmasi i shtohet listës së gjatë për të damllos një tezë komuniste.

Image may contain: 1 person, text
Eqerem Stërmasi – 27 gusht 1927 foto nga Kel Marubi

Falë dashurisë së vëllait të madh Selimit dhe tregtisë që ai bënte jeta e Eqeremit do t’bëhej sa e bukur dhe aq rinore. Ndoqi studimet plotore në qytetin e lindjes. Ishte një djalë i shkathët dhe i hareshëm. Duke marr shtysë dhe nga kushëriri tij Selman Stërmasi, Eqeremi kur ishte student në Normalen e Elbasanit ka luajtur futboll në qytetin fqinj në vitin 1926. Në një foto botuar nga ekipi i Elbasanit e gjejmë dhe emrin e Eqerem Stërmasit në disa ndeshje miqësore. Maturantët e parë të shkollës profesionale të Elbasanit kishin dalë vetëm në 1924. Kështu që jo vetëm Eqeremi bënë pjesë në një plejadë futbollistike, por edhe në një plejadë kulturore. Interesante për Eqeremin është se në vitet e para të kampionatit futbollistik shqiptarë, ai merr pjesë në të si gjygjtar (arbitër) i saj. Emrin e këtij djali e gjejmë dhe në kampionatin e parë kombëtar të shahut luajtur në Tiranë më 1933, çfarë përforcon multi-dimensionalitetin e tij dhe një herë. Sipas Federatës Shqiptare të Shahut nga vitit 1933 deri 1939 Eqeremi konsiderohet si ndër shahistët më të mirë në vend bashk me Xhaferr Çaushi, Petro Martini, Halit Sollaku etj. Në vitin 2014 në një artikull tek gazeta “Telegraf” në një intervistë të Bedri Stërmasit, futbollist i viteve 50-të, ai tregon për kushërijtë e tij Selman dhe Eqerem Stërmasi, të cilët kishin mbaruar universitetin e sporteve në Romë. Jo më kot fal shkollimit të tij në vitin 1937 i qe dhënë posti i Kryeinstruktorit të Edukimit Fizik në Tiranë.

Ashtu si shumë të tjerë dhe Eqeremi iu nënshtrua vorbullës së konfiskimeve të pronës e tundshme dhe e patundshme. Jam ende në kërkim të më shumë të dhënave për jetën e Eqeremit sidomos mbas 1944. Kush ka info lutet të komentoi më posht.

Numri 11 është Eqerem Stërmasi me ekipin e Elbasanit – 1926.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: