Futbolli shqiptar dhe Adem Karapici janë një.

Nga Marsida T. Najdeni

10 shtator 2020

S’ka Adem Karapic pa futboll shqiptarë dhe anasjelltas. Ademi lindi në vitin e mbarë 1912 në një familje të hershme tiranase. Familja Karapici si shumë dyer të mira e të mëdha nxorri njerëz të mëdhenj në fusha të ndryshme. Listës së artë të këtij fisi i shtohet dhe Adem Karapici. Ai është nga ata djem që jo vetëm e zhvilluan këtë sport në vend, por e ngritën në nivele si asnjëherë. Ademi ishte një nga mushkëritë e SK Tirana në vitet 30-të ku u shpall 6 herë kampion i Shqipërisë; por, ai i dha shumë këtij sporti në ngritjen e shumë sportistëve duke qenë se dhe kishte studiuar universitetin e akademisë sportive në Romë. Adem Karapici ishte zv. trajneri i ekipit kombëtar kur si kombëtare fitonim të vetmen kupë në histori siç qe Ballkaniada. Ishte pikërisht ndërhyja e Karapicit që Boriçi luajti në atë kampionat. Në vitin 1954 ishte i pari Adem Karapici i cili zbuloi talentin Panajot Pano dhe i hapi rrugën e artë. Ishte besimi që Karapici dhe Demneri i dhanë Panajot Panos për ta ftuar Myslym Alla tek ekipi i parë i Tiranës. Ishte dora e Ademit pa legjenda Refik Resmja arriti majat. Atleti i madh, tiransi Masar Aga, kampion në atletikë në Ukrainë, i dedikon një pjesë të suksesit të tij mbështetjes që i dha Adem Karapici gjatë formimit të tij rinor. Ai e quan Ademin profesorin e tij të parë. Karapici ishte dhe trajneri i kombëtares, ku nuk mund të harrojmë barazimin 0-0 me Hungarinë legjendare më 1948. Ndër të tjera ekipe që ka trajnuar Spartaku Tiranë, Teuta Durrës, Luftëtari Gjirokastër, Ylli Kuq Pogradec, Traktori Lushnje, Erzeni, Dajti etj. Prandaj ai mund të quhet pa asnjë mëdyshje si një nga kontribuesit e rritjes së futbollit profesional në rrethe. Edhe pse ai dërgohej për shkak të biografisë jasht Tiranës, ose e vunë disa herë si mësues fiskulture nëpër shkolla kolosin e sportit, gjithësesi Ademi iu dha punës me gjithë pasion e ndërgjegje. Ishin dijet e tija që vendosën gur themelet e këtij sporti në Shqipëri. Ndërroi jetë më 1972, ama dashamirsit e vërtetë nuk e harrojnë sot e kësaj dite.

Adem Karapici nga Geg Marubi 1936

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: