Xhokë

XHOKË

Nga Marsida T. Najdeni
2 dhjetor 2020

xhokë e mesit t’Shqipnis
u veshç ti n’përjetsi.
qeleshet faqebardha
të bojn gjithnji shoqni.

rronjët mban mbi supe
trimnin e burrave ngre pesh.
hidhnin e Skënderbeut
e vujn danoçat përher.

që ditën se na la
vishet xhoka në kujtim.
xhufkat jan lot e djelmnis
e zeza zemnat e brengume.

amanetet nuk i harrojm
nandorin e par festojm.
xhoka e tironsave t’mi.
seç po bon karshillik.

_____
Kjo foto e tironsit Bajram Çela, që e pash tek Adela Kolea, më dha një ndjesi dashamirsie. Rregullsia e këtij jorgan punuesi me nam. Qeleshja e bardh si bora. E madhe siç e kërkon zakoni në ca zona të Tiranës. Lëkura e fëtyrës e kujdesur dhe mirëmbajtur. Flokët prerë vizë dhe prap pastër. Mustaqet duket që i ka me qef. Krenaria për vendlindjen e tij tek xhoka me këmishën jo alla franga. Mundësitë i ka pas me dal në foto (resme) me frrak po të dojte, por nuk e harron amanetin e të parëve. “Xhokën për hidhni të Skënderbeut” siç e quan dhe Ibrahim Dalliu.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: