31 Thika

31 Thika
Nga Marsida T. Najdeni
21 mars 2021

Burra me thika,
fiks si përbindësha,
vrasin nënat e mira,
lënë fëmi jetima.
Punë e koklavitur,
ekonomi e zaptuar,
me barkun bosh,
shpresën lajnë me lot.
Burra që barku fëmrës rriti,
shpërblejnë jetën me thika.
Thika kafshërie,
larë me gjak rinie.
Rini e harruar,
krejt e shpërdoruar.
Shumzojnë jetën me zero,
e ardhme e fshirë,
këputur si fitil.
Ndalni dhe mendoni,
ku dreqin po shkoni?!
Jemi popull i vogël,
mos e teproni.
Thoni bekimit po,
mjaft me shtrëngata.
Përmisoni vetveten,
reflektoni, mos nxitoni.
Një kafe më pak,
teken me karar,
bixhozi lënë mënjanë,
drogën mos e nuhat.
Një e qeshur më shumë,
dhuron dashuri,
ujdis mirësinë,
rregullon shoqërinë.
O burra ju thënçin,
mos ngisni më femra,
e caktoi perëndia,
në Bibël e Kuran,
kapitull më vete Mejremi ka.
Mos luani me Zotin,
ju burracakët e shekullit,
që “puna mar” kërkush s’ju tha.


*Irvana Hyka, 28 vjeç, u vra nga bashkëshorti i saj me 31 thika në sy të fëmive. Viktima ishte shtatzanë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: