Njerzillikun mos e tjetërso.

Duje vllain, duje babën,
Mos ja ki me hile mikut.
Thuje llafin e omël
Mos e boj gjuhën shpuz.

Mos maj inot gjat
Pajtimi o për të njallmit.
Se kjo jetë duhet jetu
Pranej vetllat mai gëzum.

Mos u vronjt e mos u nxi
Do kesh kohë m’përjetsi.
Në këtë bot me dill
T’ka vu perenia me shiju.

Duje motrën, duje nonën,
Amanetet mos t’i harrojsh.
Mirësia ul ene xhindin,
Gjithashtu zbut ene shpirtin.

S’ka as ne dhe s’ka as ju,
Jena nji dhe s’bohen tjerë.
Nji kjo gjuhë qi na bashkon,
E kto adete na naltsojn.

Kush ta ka me hile ti lenia Zotin e modh
Dhemshurin na mëson profeti jon.
Të kom fal e ta kom bo kabull
Hajde pra bashk tok me u përqafu.

Tongërlliqet largoi, pishmon mos u bo
Dashushnis e veprës mir mos ju ndaj.
Ruj njerzillikun se nuk vehet kollaj
Kujto t’parët e tuj e mos u tjetërso.

_____

Piktura titulluar “Festë në Tiranë” është rrealizuar nga mjeshtri i madh Buron Kaceli. Ngjyrat e gjalla, emocionet që evokon, veshjet tradicionale, harmonia ndër vete, sfondi kuptimplotë, si dhe adetet e paraqitura e bëjnë një tabllo impresionuese. Më frymëzoi dhe mua shpirtërisht për këtë poezi modeste. Fjalë dalë nga dashuria dhe gjithashtu nga keqardhja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: