Faleminderit, Refik Toptani!

14 nëntor 2020

Nga Marsida T. Najdeni

Dua të më përmendni emrin e ndonjë pareliu a parelie në Shqipëri sot, i cili/e cila është gati të shkri pasurinë e tij për komb e atdhe? Kërkush! Refik Toptani ka dalë në këtë foto të Kel Marubit i raskapitur mbasi i dha bashkatdhetarëve të tij gjithçka. Kjo foto është prova më e madhe për ta njohur Refikun. Jetën ia dedikoi shqiptarizmës për ta quajtur pastaj 60 vite tradhtar. E kush e shau? Tradhtarët dhe anti shqiptarët më të mëdhenj që njohu historia, të cilët na shitën tek Jugosllavi. Akoma nuk i është vënë nderi në vend Refikut tonë. Çmenduritë e vendit tonë s’ka krëhër t’i krehi. Sot mafiozët qeverisin, kontrollojnë çdo biznes, i fitojnë paratë pa asnjë transparencë, edhe populli aspiron drejt tyre. Ndërsa Refiku fundja lindi me titull “Be” dhe siç e shikoni në foto na dha botën. Deri dhe titullin e abandonoi sepse besoi do t’i shërbente ardhmënisë tonë të përbashkët.

Në fakt me Refikun më lidh një histori e dashur familjare. Ai ishte nga miqt më të ngushtë të Said Najdenit. Ende sot pinjollët e tij i kam miq familjarë. Por, shpirtërisht me të më lidh më shumë se kaq. Ishte ai pa jemi ne. Meqë jemi në ditët e Manastirit të gjuhës shqipe ku ai ishte prezent, dua të kujtoj se Refiku ishte nga të parët që pruri idenë se “pasanikët dhe bejlerët duhet të ishin pararoja e kombit për të ecur përpara.” Ai ngulte këmbë dhe ka qenë pamëdyshje i pari o ndër të parët që tha “pa edukuar popullin nuk do të kemi Shqipëri.” Me këtë frymën e tij u organizua klubi “Bashkimi”. Në shumë kujtime nga miqt e tij e bashkohës ata e tregojnë një nga dijedashësit më të mëdhenj. Refiku besonte se dituria dhe mirqënia ekonomike ishte e drejtë e çdo shqiptari. Vetë ai ndjente detyrim karshi kësaj çështje prandaj i dha asaj pasurinë dhe gjithë jetën e tij. Jo më kot ai ishte i pari në historinë e rilindasve shqiptarë që më 1908 krijoi komitetin “Shqipëria Mirbërëse”. Kjo i ve vulën shpirtmadhsisë së tij dhe vizionit të tij largpamës për shqiptarët.

Përsos kësaj është nga të paktët rilindas që mori pushkën e doli maleve. Shumë atdherarë luftuan me pend e me mend, e nuk e shkrepën kurrë një herë për Shqipërinë. Ndërsa Refiku shkrepi pushkën, shkrepi mendjen, shkrepi dhe xhepat. Pa pushkën e Refik Toptanit nuk do të arrinte kurrë në Vlorë Ismail Qemal Vloraj. Këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë. Populli tiranas dhe përreth nuk e harron kurrë bujarinë e Refikut. Ai gjatë luftës për çlirim mbajti me bukë gjithë trevën. Nga studiuesi Xhafer Sadiku kam mësuar se ishte rritur çmimi i bukës jasht mase prej luftrave në trevë për shpalljen e Pavarsisë. Refiku u dha urdhër tregtarëve ta ulnin çmimin e bukës me 60%. Për mos t’i rënë në hak tregtarëve pastaj u shpërndau 10 mij napolona. Kur i thonin se humbi 10 mij napolona, Refiku do t’i thoshte “shpëtova njerëzit e mi.” Dhe në strehën e parë vorfnore në historinë e Shqipërisë pikërisht në Tiranë ai do të dhuronte përherë.

Faleminderit, Refik Toptani!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: