Punët e këqia të shejtanit bëhen natën!

Nga Marsida T. Najdeni

19 maj 2020

Vriti historinë një qyteti, bëje si të pavlerë, paraqite si pa histori sepse kështu pasurohen oligarkët e 80 vjeçarit. Kjo gjëmë mbi Tiranën ka dekada që përsëritet. Filloi në 1944 dhe vazhdon ende në 2020. Prishën Xhaminë e Vjetër, Pazarin e Vjetër, qindra dyqane, 3 kishat katolike, kishat orthodokse tek liqeni dhe tek qendra, dhjetra teqe, mijra shtëpia, xhaminë e bukur të Dine Hoxhës e kthyhen në magazinë dhe ia prishën kupolat, Hotel Dajti, Bar Sahati, kinematë e para ‘44, mijra rrugica e bahçe, tjetërsim pronash, shpronsime me forcë, vjedhje me dhunë. Shkatërrim historik dhe ekologjik si kërkund tjetër. Teoria se diçka është e pavlerë dhe duhet prishur është teori komuniste, që donin dhe duan të justifikojnë që çdo gjë lind me ta. Nga ana tjetër sa herë del në pah nga gërmimet arkeologjike diçka në Tiranë mbulohen me asfalt si në 2001, apo në vitet ’70 në gërmojat e parafabrikateve.

Qershia mbi tortë, krimi më monstër mbi Bashkinë e Vjetër dhe me Teatrin Kombëtar. Arkitekturë dhe bukuri që çdo qytet m’botë do ta kishte zili Bashkinë e Vjetër. Teatri i ndërtuar në 9mij metra katrorë në një mega kompleks projekt evropianë. Të dyja tashmë kanë të njëjtin fat… prishur natën dhe tinzarshe. As nga godina e Bashkisë së Vjetër nuk i nxorrën orenditë, arkivat, as nga Teatri Kombëtar. Këta që shkatërrojnë historinë si mund të pretendojnë që kanë vizion? Vizion i atyre të ardhur nga hiçi që Tiranën e kanë për përfitime vetjake dhe partiake. Këtyre oligarkëve identiteti tironas qytetar i ngacmon shumë. Prandaj ky idenitet duhet mbrojtur nga ne tironsit n’rradhë të parë dhe nga gjithë shqiptarët që ndjehen qytetarë dhe nesër pasnesër do ta pësojnë dhe më keq. Identiteti anti-komunist i qytetarit tironas, identiteti i një qytetari tolerant, identiteti i një qytetari të botës, për ta është frenim në grabitjen e tyre.

Më dhem shpirti për ty Tirona ime!
Ke qenë zonjë prej njerëzve të mirë, u bëre fërtele nga teseraxhit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: