Seit Toptani – çelsi i Lidhjes së Prizrenit

Nga Marsida T. Najdeni

10 qershor 2021

Janë mësu tironsit që historia t’i lei jasht, për shumë arsye që dihen tashmë, e që i kam përsërit. Dashje padashje ky mentalitet harrues karshi figurave tironse është transmetuar dhe tek brezat e sotëm, prej të cilëve kulturalisht e profesionalisht unë kam mësuar dhe jam falenderuese. E megjithatë, harresa nuk është huq i mirë, aq më tepër kur lihet jasht një figurë si Seit Toptani. Nuk egziston Lidhja e Prizrenit pa Seitin, ashtu siç nuk mund të egzistoi më në histori Seiti pa Lidhjen e Prizrenit.

Seit Toptani (emri plotë Mehmet Sermedin Seit) aktivitetet e tija patriotike atdhetare i kishte filluar 30 e kusur vite përpara Lidhjes së Prizrenit, kur shqiptarët kishin harruar identitetin e tyre, ndërkohë Seiti lobonte për të drejtat e popullit të tij. Kërkonte jo vetëm shkolla plotore laike (8 vjeçare), që arriti t’i hapte 1858, por dhe shkolla shqipe. Ia vlen për tu theksuar se shkollat plotore laike të Tiranës janë gati dy dekada përpara shkollave laike të tjera. Me keqdashje harrojnë se i madhi Kostandin Kristoforidhi pikërisht në Tiranë erdhi si mësues. Përkrah Seitit, Kristoforidhit ishin dhe Muharrem Karapici dhe Fan Koja siç ka dëshmuar Ibrahim Dalliu në librin “Patriotizma në Tiranë”. Seit Toptani donte ta përparonte vendlindjen e tij, dhe kjo ndodhi kur me paratë e tija arriti të sillte linjën e telegrafit në Tiranë, linjë që kalonte për në Shkodër. Ishte njeri vizionar dhe mjaft intelektual. Siç e ka shkruar dhe ai vetë:

“Unë njoftoj me modesti se në fëmijëri kam mësuar në mënyrë të rregullt arabishten dhe persishten, pastaj studiova në qytetin e Venedikut shkencat e gjeometrisë, matematikës, gjeografisë, fizikës, si dhe shkenca të tjera të dobishme.” (“Historia e Tiranës” nga Kristo Frashëri vëll. I, faqe 280.)

“Seit Beu tek i cili unë pata rastin të njoh një djalosh shumë të kulturuar, i cili ishte një filolog i gjuhëve persiane dhe arabe, por që kishte jetuar gjithashtu shumë kohë në Paris dhe për këtë arsye e fliste në mënyrë të rrjedhshme frëngjishten.” (J.G. Von Hahn – Tiranë 1863)

Kur ishte sekretar i ambasadës osmane në Paris për një vit e gjysëm, kërkesa për titull zyrtar nuk iu aprovua, atë e kishin spiunuar si një njeri që aspironte të drejta për vendlindjen dhe popullin e tij. Xhaxhai i tij, Sulejman Pashë Toptani, është në vitin 1870 anëtar i komisionit për të caktuar një alfabet të përbashkët për gjuhën shqipe. Ishte pikërisht puna e palodhur e patriotëve si Seiti me shokë në Tiranë, që ende para Lidhjes së Prizrenit e shtyenin Abdyl Frashërin dhe Jani Vreton të deklaronin më 1877 në Janinë përpara diplomatit grek Epaminonda Mavromatis se kryeqyteti i shtetit të ri shqiptarë do të ishte Tirana. (“Shqiptarët dhe Epiri” shkruar nga Kostantinos Aravantinos dhe botuar në Romë më 1879)

Seit Toptani në dhjetor 1877 do të bëhej antarë i “Komitetit për Mbrojtien e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”, shkurt “Komiteti i Stambollit”. Seiti qëndroi në Stamboll për tu marrë me detyrat që duheshin kryher për mbarëvajtien e Lidhjes së Prizrenit, ndërsa në Prizren dërgoi djalin e xhaxhait Selim Bej Toptanin (djali i Sulejmanit lexo lart). Pa punën e palodhur të Seitit nuk do shkonte fjollë mbarvajtia e Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor 1878. Kështu Seiti do të dërgonte memorandumin drejtuar në frengjisht ministrave të jashtëm të Fuqive të Mëdha, ku Seiti u shkruan më 20 qershor 1878:

“Duke i parashtruar Kongresit dëshirat e veta dhe duke iu lutur që t’i marrë parasysh, populli shqiptarë proteston përballë Evropës kundër aneksimit të cilësdo pjesë më të vogël të truallit të tij nga një komb tjetër dhe shpalli që është gati të bëjë fli të gjitha fuqitë e veta jetësore dhe ushtarake për ta mbajtur këtë vendim suprem, të cilin e konsideron si një detyrë të shenjtë të diktuar nga e drejta e tij dhe nderi i tij kombëtar…” (“Lidhja Shqiptare Prizrenit” nga Kristo Frashëri, faqe 111)

E pra, mendoj se është mëkat kur më 10 qershor festojmë Lidhjen e Prizrenit, mos të përmendet puna e palodhur patriotike e Seit Bej Toptanit. Prandaj atyre që tironsit i kanë halë në sy dhe qellimisht nuk i përmendin, u them se nuk bie kalorësi prej kali e të puthë këmbët e yzmeqarve. Kurse për ata të rinj historianë e studiues seriozisht të zotët, por pa asnjë keqdashje harrojnë të tilla figura u them se ka ardhur koha që ta trajtojmë historinë më gjithpërfshirëse dhe vetëm me punën tuaj asnjëanëse mund të ecim përpara si një komb i drejtë ashtu siç e deshti Lidhja Prizrenit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: