Hajria – Ija puntore me merhamon…

Nga Marsida T. Najdeni

8 mars 2020

Ijet tona t’urta e puntore. Ijet tona goj omla e t’quta. Ijet tona bujare e vec t’qeshuna. Ijet tona t’vujtuna e krenare. Ijet tona me merhamon t’bardh si bora. Ijet tona qi si bon keq njeriu. Ijet tona qi pritën e përcollën t’gjith dyrnjon. Ijet tona t’gatimit e t’qenismes. Ijet tona t’kongve e t’bukurës. Ijet tona qi na msojshin se ditunia o byrzylyk florini. Shkollën robi e bo për vete, por njerzilliku o primari. Ijet tona qi i dojshin gocat isoj si çunat. Ijet e pajës e t’mira me nuset. Ijet e gjithançme.

Në foto Hajrie Dalipi Kusi (11 mars 1916) me bashkshortin Ali Kusi (1913). Nji çift për tu mor shembull. Hajria ishte mjeshtre e punimeve me pëlhurë në vegje. Aq e zonja ishte Hajria, sa i shoqi e pa talentin e grus, e vlerësoi talentin e grus dhe e mbështeti me bo tregti vetë. Ajo i shiste punimet e saja. Vetë Aliu e kuptoi grun sepse ishte mjeshtër qeleshepunues. Po ashtu, ai pat mor nji dyqan tek Dr. Kërçiku me qira dhe angazhoi gjithë familjen. I pati marrë motrat e veta dhe i pati punësu në dyqan. Aliu ishte aq i kohës sa donte t’i bëhej krah femrave dhe jo pengesë. U rrit biznesi fillun n’kohë të Italisë sillshin dhe mall prej jasht. Mbizotëronte barazia, harmonia, dashunia dhe mirkuptimi në gjithë familjen Kusi. Me ardhjen e komunistëve familjes do t’i mbyllej biznesi, do t’i merrej florini, Aliun e burgosën. Aliun për të tregu se ku kishte mëçef napolonat i futën mace ke patallonat dhe e lanë 40 ditë në çimente. U sëmurë rëndë në Sanatorium dhe për 20 vite vuajti nga mushkëritë sepse i dilte gjak, por dhe aq arriti të rroi prej yzmetit të Hajries dhe kalamojve.

Dujini prindrit sa i keni gjallë. Respektoni gratë dhe dujini ato, mos i vritni.
Falenderoj Hafsa Kusi për tregimet familjare aq domethënëse të dy herojve të saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: