Duke gjurmuar Ibrahim Farkën.

23 mars 2020

Nga Marsida T. Najdeni

Djali i madh i familjes Farka, zoti Ibrahim Farka, lindi më 13 mars 1907 në Tiranë në një familje ku mbizotëronte harmonia dhe dashuria. Dashuria karshi atdheut tënd fillon pikërisht aty tek skalitja e dashurisë për familjen, pastaj mëhallën, qytetin dhe vjen duke u zgjeruar kjo frymë dashamirëse gjithpërfshirëse për kombin dhe gjakun tënd. Ibrahimi i donte të gjithë. E rrezatonte dashurinë për të tjerët tek e qeshura plot jetë.

Mbesës, Zenitës, për xhaxhanë i kanë treguar shumë, sepse për një njeri si Ibrahimi ke çfarë të flasësh. Edukimin fillor do ta kryente në qytetin e lindjes, ndërsa gjimnazin do ta ndiqte në Itali pranë Collegio Internazionale di Monte Mario. Mbas Italisë do të rikthehej në Shqipëri ku më 1926 kreu shkollën ushtarake të artilerisë në Tiranë, për ta vazhduar studimin në Akademinë Ushtarake të Romës.

Zoti Ibrahim Farka do të bëhej NënToger i artilerisë shqiptare. Ai mban urdhërin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut.” Ishte një figurë e spikatur në vitet ‘30-’40, jo vetëm në Tiranë, edhe gjetkë. Ai kujtohet si një njeri gojëmbël, tepër i matur me sjellien dhe vendimet e tija, si edhe me një vullnet të jashtzakonshëm. Në kujtimet që ka lënë vetë ai, gjithashtu që e vërtetojnë dhe bashkëmoshatarë të tij, del se ishte mik i ngushtë me vëllanë e Nënë Terezës, zotin Lazar Bojaxhiun. Vite më vonë familja Farka do të kujdesej për nënën e Gonxhe Bojaxhiut. Kur Nënë Tereza erdhi në Tiranë mbas rënies së komunizmit u takua si mike me zotin Hamdi Farka (nipi i Ibrahimit), i cili i dhuroi Nënë Terezës foto nga familja e saj.

T’i kthehemi rregullit kohore; Ibrahimi luftoi kundër pushtimit nazist dhe fashist. Me vendosjen e komunizmit në Shqipëri zoti Ibrahim Farka do të luftonte nëpër malet shqiptare kundër këtij sistemi të sapo vendosur. Enveri i quante diversantë. Ai do të arratisej për t’i shpëtuar kthetrave vëllavrasëse që prunë çlirimtarët të urdhëruar nga Beogradi. Me arratisjen nga Italia dokumentat që kam gjetur vetë nga CIA e vënë Ibrahimin me titull Kapiten në bazën ushtarake amerikane të Gjermanisë, ku stërviste dhe rekrutonte shqiptarë për të hedhur poshtë sistemin enverist.

Në Itali Ibrahimi u martua me një vajzë nga Ferrara dhe bashkarisht emigruan në Neë York, ku ende jeton i biri Xhemal (Jim) Farka. I vuri emrin e vëllait të pushkatuar, gazetarit Xhemal Farka.

Ibrahimi spikati dhe në diasporën matanë oqeanit si një figurë jo vetëm antikomuniste; gjithashtu si një njeri me dije t’larta për kombin e vet. Ai do të angazhohej me jetën kulturore të Diasporës deri momentet e fundit të jetës. Këtë gjë e dëshmon libri që ai ka shkruar në New York “Historija e Dibrës dhe luftrat heroike të dibranëve 1872 – 1921”. Ky libër ka për kopertinë legjendarin Elez Isuf Ndreun dhe pikërisht nipi i tij dhe miku im zoti Çesar Ndreu ma ka kallxuar këtë libër. Një material tjetër nga zoti Çesar Ndreu është dhe botimi në gazetë për 3 vjetorin e vdekjes së Ibrahimit. Fakt që tregon se nuk ishte harruar figura e tij dhe se është nderuar e dasht nga bashkombasit.

* Zoti Ibrahim Farka ka nevojë për një studim më të detajuar, të cilit unë i kam dedikuar shumë kohë dhe mund. Uroj dhe lutem se do t’vi sa më shpejt ajo ditë ku do t’zbulojmë ende më nga veprimtaria intelektuale që kreu përgjatë gjithë jetës. Kërkimet vazhdojnë…
Shkruar me dashuri nga unë, Marsida.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: