I pushkatuar, ende pa varr, Mahmut (Tut) Mëniku.


4 korrik 2021

Nga Marsida T. Najdeni

Tuti lindi në një familje të hershme qytetare tiranase. Familja Mëniku ka nxjerrë figura të historisë shqiptare në fusha të ndryshme, ndër ta dhe publicistin e mirënjohur dhe ish kryetarin e Bashkisë Halil Mënikun. Mahmut (Tut) Mëniku gjithësesi ishte një tregtar i kohës, i cili e filloi dhe e ngrysi jetën si atdhetar. Para se ta pushkatonin komunistët ai tha “Rroftë Shqipnia dhe Kosova!” Atdhedashuri e vërtetë kur për të mirën e kombit je i gatshëm të japësh jetën, të shkrish pasurinë, të shpenzosh energji. Tek Mahmut Mëniku fjala patriot merrte kuptimin e mirëfilltë.

Mahmut Mëniku, i cili si gjithë tironsit nuk do t’i shpëtonte dot shkurtimit të emrit me lezet e me humor, u njoh gjithë jetën e tij me emrin Tuti, datëlindja e vitit 1907. Mbas mësimeve plotore në Tiranë, ai ndoqi shkollën ushtarake në Durrës nga ku doli dhe me gradën nëntoger. Megjithatë pasion i tij ishte biznesi. Ai krijoi linjën private të transportit Tiranë – Vlorë. Një shoqëri private e mirëmbajtur dhe e mirëdrejtuar nga vetë ai. Me pushtimin nazi-fashist Tuti do ta ndihmonte Lidhjen Nacional Çlirimtare, Frontin e Ballit Kombëtar, ndaç ballistët e ndaç partizanët. Ai i shikonte këta djem njëlloj pa ngjyrime politike, djem shqiptarë që mbronin atdheun. Kështu ai shkriu shuma të mëdha parash nga pasuria e tij për të mbajtur gjallë lëvizjen anti-pushtuese. Ai ishte një nacionalist me zemër.

Ashtu si shumë të pakënaqur me sistemin që po sillte Enver Hoxha me lolot e tij, edhe Mahmuti e kuptoi lojën e shtrembët të komunistëve. E kuptoi Mahmuti dhe një grup intelektualësh që Shqipëria nën urdhërat e Enver Hoxhës po futej në disa qorrsokaqe për të cilën populli shqiptarë do ta paguante rëndë. Kështu këta anti-komunistë, të cilët besonin tek e drejta e tyre kushtetuese, krijuan “Bashkimi Demokratik Shqiptarë”. Kjo forcë politike me frymë demokratike në Shqipërinë që po ndërtonte diktatori nuk kishte si të mbijetonte. Memorandumin e kësaj force politike e shkruajti Musine Kokalari, mbledhja u mbajt tek shtëpia e Ali Kavajës në Tiranë. Këta demokratë ku bënte pjesë dhe tironsi Mahmut Mëniku besonin tek pushteti legjislativ, egzekutiv dhe gjyqësor, ndarja e të cilave garanton një regjim me liri politike. Nuk ua merrte mendja se Shqipëria kishte rënë në duart e serbofilëve deri në atë pikë, atyre që nuk donin lirinë dhe vetqeverisjen e shqiptarëve në forma demokratike progresiste. Tuti besonte shumë tek një Shqipëri e drejtë, e lirë dhe demokratike. I nipi i Tutit, Ramazan Mëniku, filloi të besonte tek kjo lidhje e re, e cila solli shpresë. Tuti do t’i thoshte nipit “Mos tu bofsha, se do përfundojmë o në burg o me këmish të gjakosme.” As Tuti as Xoni si shpëtuan rreprezaleve.

Tradhtari më i madh ishte pikërisht ai, Enver Hoxha, kukulla e Beogradit. 1 korrik 1946: Enver Hoxha dekorohet nga Marshali J.B.Tito në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot në fuqi. Vetëm mbas dy ditëve nga kjo dekoratë, më 3 korrik 1946: Ekzekutohen të dënuarit me vdekje: Xhahid Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Sami Qeribashi, Mahmut Mëniku, Mehmet Beshiri dhe Ali Kraja. Fjala e fundit e tyre ishte: “Rroftë Shqipëria e lirë me Kosovën! Vdekjen e kemi hak, sepse punuam për një Shqipëri të lirë e demokratike të tipit perëndimor.”

Kush po i dënonte me një gjygj qesharak, ku me histeri të shfrenuar humbamenot e bërë lavazh nga trutë brohorisnin “Në litar, në litar!” Më 17 qershor të vitit 1946, ata të “Bashkimi Demokratik Shqiptarë” u nxorrën para Gjyqit Ushtarak, i cili i zhvilloi seancat në Kinemanë “Nacional” (ish- kinema “17 Nëntori”), nën kryesinë e major Frederik Nosit, Kryetar Gjyqi dhe dy antarëve: Kapiten i Parë, Nexhat Hyseni e Veledin Zeneli. Prokuror i atij gjyqi ishte Kapiten i Parë, Nevzat Haznedari.
Vini re, asnjëri nuk është gjykatës, janë partizanët e Enverit, të cilët morën grada, e i shërbyen me verbëri babait shpirtëror. Asnjëri nuk ka shkollimin për të zhvilluar një seancë gjygjsore. Asnjëri nuk është i paanshëm siç kërkohet për çdo trup gjykues ku të mbash anë është anti ligjore. Këta intelektualë ishin të dënuar pa filluar seanca. Fundi dihej.

Sot kujtoj gjithë viktimat e komunizmit, e veçanërisht të zgjuarin Tut Mënikun.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: