ESE: “Përse Sport Klub Tirona është mënyrë jetese dhe më shumë se një ekip?”

Shkruar nga unë Marsida T. Najdeni me telefon ditën e përvjetorit të saj 15 gusht 2021. Lexoni deri në fund pa vini pëlqej ose shpërndaje.

HYRJE
Çdokush mund të ngrihet e të flasë me superlativa për ekipin e tyre, për emrin që mbart, për historinë dhe shumë gjëra me tifozllëk. I mirpres duke i dëgjuar apo lexuar me endje sepse kanë të drejtën e tyre. I respektoj dhe janë të bukura. Gjithësesi, janë të rralla historitë e një klubi si Tirona, sepse janë histori të vërteta, reale, dalë nga shpirti njerëzorë, s’kanë nevojë as për ojna dhe as për tongërlliqe. Madje e kundërta, Tirona ka qenë e rezervuar, e frenuar, e tutur duke ruajtur vetveten nga persekutimi cmirrëqarëve, që shpesh trillonin aq shumë sa humbnin dhe bazat. Fatkeqsi që në një vend si i joni mbahen mend pallavrat dhe jo e vërteta. E kemi treguar si popull tashmë që na pëlqejnë përrallat. Po ashtu, dua të shtoj se Tirona u kthye e tillë për ne dashamirsit e saj pikërisht nga personat dhe sistemet që e sulmuan. Sa më shumë e sulmonin ata që gjënesën e saj as nuk e njihnin dhe as nuk e kuptonin, por e kishin me urdhër nga lart; aq më shumë na shtohej dashuria ne, na thellohej identiteti jonë. Kur them ne nuk kam parasysh vetëm ne tironsit karakteristik, por dhe të ardhurit që me ndershmëri u shkrinë me tabanin e qytetit, madje kishte dhe nga ata që s’ishin të lindur aty veçse gjenin vetveten tek forca e Tironës, biles dhe persona që nuk kishin shkelur kurrë në Tiranë, por ishin të persekutuar në vendlindjet e tyre, apo ishin nëpër kampe internimesh dhe nëpër burgjet e diktatorit. Të gjithë jemi NE të Tironës.

ADN-ja JONË, FILLESAT.
Si çdo histori dhe Sport Klub Tirana e ka një fillim, një fole nga ku lind, rrënjë nga ku mbinë. E pikërisht Tirona jonë lindi aty nga ato lagjet karakteristike me shtëpia private qerpiçi, të ngrohta në dimër e të freskëta në verë, me bahçe me deriçka, të cilat i kaloje pa qenë nevoja të dilje fare në rrugë. Aty tek mijra puset me ujë qelibar, tek idet, monat dhe caracat. Shkrihej uni tirons dhe sporti aq natyrshëm. Çunat luanin nëpër rrugica, sillnin hare në lagjet e qeta me forcën e rinisë së tyre. Prandaj dhe tregtarët tironas kur shihnin këta djelmosha u thanë të organizonin kampionate midis lagjeve. Kemi raste të tilla plot si “Kupa Gjinali” e familjes Gjinali, e cila u dhuronte nga një kostum “alla-frong” të qepur me dorë çdo lojtari të ekipit fitues. “Kupa Tufina”, e stërgjyshërve të mi, të cilët u dhuronin nga një sahat me kurdisje lojtarëve të ekipit fitues. Filluan tu venë emra ekipeve të lagjeve si “Agimi”, për të treguar ringjalljen tonë si komb me rastin e pavarësisë, ekipi tjetër “Shpresa”, rrjedhimisht mbetën 6 ekipe për 6 lagjet e Tiranës.

Njihet si një nga turnamentet më të vjetra të futbollit në Shqipëri, njohur si “Panairi i Fierit” 1911. Një zbulim i vonshëm, botuar në gazetën e kohës “Zgim e C’qipërisë” me editor Abdyl Kodra, i cili e tregon me detaje këtë turnament, ku fituese është Tirana duke marrë dhe 6 napolona floriri dorëzuar kapitenit Zyber Hallulli, që do të bëhej dhe kryetari i parë i Bashkisë. Ky turne u luajt nga 7 prill 1911 deri më 14 prill 1911. Ekipet që morën pjesë Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Peqini, Vlora, Fieri dhe Lushnja. Në finale Tirana mund Peqinin 6-1. Ky titull kampion nuk na njihet nga FSHF.

Duke parë këtë dashuri të madhe për sportin dhe për vendlindjen, këtë taban të shëndoshë identitar që prej vitesh kishte zaptuar zemnat djaloshare, patriotët, tregtarët, dhe intelektualët e qytetit u mblodhën dhe formuan më 15 gusht 1920 zyrtarisht shoqërinë sportive. Asaj që prej më shumë se një shekulli ne tifozët e saj e brohorasim nga fundi kraharorit TIRONA me gjithë trysninë e shpirtit. Ky ekip doli nga dashuria për mëmëdhe. U lind natyrshëm siç rrjedh jeta. Nuk u krijua në baza propagandistike me mentalitet hapërdarës “ne kundrra jush”, por nga nevoja për bashkim, nga ai bashkimi kombëtar i vërtetë, i cili të ngren lart në piedestale dhe jo të të zhysë posht duke të vrarë me propagandë diktatoriale.

STATISTIKA SHKURT
Ekipi më i dekoruar në Shqipëri. Ekipi me më shumë histori. Kampionët e parë absolut të Shqipërisë.
Në historinë e saj nga fillimi i Kampionatit të Superligës 1930 ekipi ka fituar +1027 ndeshje, barazuar rreth 519 dhe humbur vetëm 451.
25 + 5 = 29 kampionate të fituara në historinë e futbollit në Shqipëri. Përse 25 + 4? Sepse FSHF nuk na njeh kampionatin e 1911, kampionatet e luftës, dhe të vitit 1967.
Po ashtu ka 16 Kupa të Shqipërisë dhe 10 Superkupa.
I pari ekip Shqiptarë që futi Shqipërinë në turnamentin e Champions League.
Ka nxjerrë legjenda të futbollit shqiptarë si Stërmasi, Minga, Resmja, Pano, Halili etj.
I pari ekip shqiptarë në histori që ka bërë transfertë lojtarësh nga ekipi për jasht. Rasti unik i Kryeziut dhe Lushtës në Itali para komunizmit, fitues tek ekipet e tyre Juventus dhe Roma.
Mund të rri një jetë me statistikat e ekipit, kjo një përmbledhje e shkurtër për të kuptuar dimensionin e këtij ekipi në Shqipëri.

IDENTITETI
Identiteti jonë merr erë qysh me të madhin Zyber Hallullin, i cili jo vetëm lojtar, ai ishte një patriot i madh, i pari që hapi një strehë vorfnore. Identitet!
Me presidentin e parë të FSHF Rexhep Jellën, tironsin anglosakson, i cili e futi sportin shqiptarë në rrjedhën moderne. Do ta shpërblenin duke e çuar në internim. Identitet!
Me letrarin dhe avokatin Stefan Shundi, i cili aq bukur nën emrin e pendës Gjergj Kuka do të shkruante dramën më 1937 “Kalorësi i vdekjes ose Kostandini e Geruntina”. Stefani jo vetëm si lojtar, por dhe president i ekipit solli një frymë kohore. Identitet!
Me legjendën Selman Stërmasi, i cili nuk u mposht dhe nuk e uli kokën kurrë dhe kur do ta përzinin nga stadiumi. Njeriu futboll, shpirtmadhi dhe mirëbërësi Selman me zgjuarsinë dhe butësinë e tij u kthye në ikonë e jona. Identitet!
Me trimin Hysen (Dake) Kusi dhe kur e çuan në internim në kënetë të Maliqit nuk e humbi dinjitetin e tij. Identitet!
Me vëllezerit Pazari, të cilët ishin aq të nevojshëm sa për të mos humbur ndeshjen i fluturonin me avion nga Tirana në Korçë, ishin vitet 30-të. Dhe kur e pushkatuan njerin prej tyre familja dhe ne tifozët e vërtetë të identitetit nuk i harruam. Identitet!
Vizionari Adem Karapici, i cili vuri karrierën e tij në rrezik si zv. trajner në Ballkaniadën e 1946 kur deklaroi se s’mund të luante Shqipëria pa Loro Boriçin, që e kishin deklasuar të hundit e të litarit. E vetmja kupë që ka kombëtarja ajo e 1946. Identitet!
Apo kur na rrëmbenin ekipet e qoftlargut prej gjirit tonë ASA të kalibrit Panajot Pano e Refik Resmja. Ne prap ju a bëmë hallall dhe e kuptuam se ashtu ishin rrethanat. Identitet!
Tek profecitë e mendje artit Myslym Alla. Tek grinta e largpamësit profesor Demnerit, i cili e nuhaste talentin me sy mbyllë. Identitet!
Kur e dënuan Skënder Halilin për gjëra ordinere si “mall kontraband nga jasht” dhe ia morën karrierën përse ai s’kishte pranuar të luante me ekipin e oficerëve Dinamo, por vetëm me sport klubin e tij. U sëmur birucave komuniste dhe vdiq i plevitosur. Lojtari që FIFA sot e quan si ndër të parin europian të mbrojtësit të lirë ata e vranë. Identitet!
Me elegancën e Osman Casllit, Fatmir Frashërit, Enver Shehut, Mingës, Kolës, Fortuzit, Sinës etj pa fund. Identitet!

Duke parë këta djema, burra, kolosa, të cilët nuk i thanë “derrit dajë” asnjëherë. Nuk u bënë kurrë “lal e tatë” me të keqen dhe tek ne gdhendën veçse virtytet më të mira. Virtyte sinqeriteti, atdhe dashurie, liri dashëse, demokratike, dhe ne tifozët e kthyhem këtë ekip emblemë në simbol të jetës sonë. Kishe çfarë mësoje përtej futbollit. Se në kohë të diktaturës kur të pyesnin “Je tifoz me Tironën, Partizanin apo Dinamon?” Dhe kur ti përgjigjeshe me krenari “Me Tironën!”, atij tjetrit i leje të vetkuptonte se ti ishe anti komunist, ishe anti diktaturë, ishe anti luftë klasash, ishe pro progresit, pro lirisë, e mbi të gjitha i leje të kuptonte se ti nuk ishe spiun, 80 lekësh, hafije a morr i kuq. Se me ty ai mund të rrinte pa frikë, pa gajle, të shprehej siç ia donte xhani, se ti s’do ta paragjykoje se ishe i asaj, noltmadhnisë Tirona.

Se kur vinte dita djelë ikje në ndeshje me bekimin e Ijes, me uratën e Tatës. Se ishe rrit duke të treguar jo vetëm gjyshërit, por dhe gjyshet sesi shkonin ndiqnin Tironën e bënin tifozllëk. Me shokun e lagjes kapur përkrahu shkoje në stadium jo vetëm kundrra Partizanit dhe Dinamos, por kundrra sistemit. E dije mjaft mirë që dhe mund të mos ktheheshe prej asaj ndeshje dhe të kishe përfunduar birucave të komunistëve si në vitet ‘67, ‘79, ‘86 etj. Por, ti prap nuk stepeshe, Tirona ishte identitet, mënyrë jetese. Dhe ti kampeve të përqendrimit në Savër, kur bënte Tirona gol dhe bërtisje me bulçima të dukej sikur i fusje thikë sistemit. Dhe ti djaloshi në Kukës, që s’të jepnin të drejtën e studimit dhe të bënë shofer qymyri me zorr, kur Tirona bënte gol të zgjatej jeta se të dukej sikur u jepje një shuplakë. Dhe ti vocrraku i Rrushbullit, që katundarët nga posht Shkumbinit ty të shanin katundarë, por nuk i kishe krahët e ngrohta me partinë e punës si ata, ai goli Tironës të bënte me krah.

MBYLLJE
Falimnerit Tironë!
Mos vdeksh kurrë identet Tironas!
Je sherbetlia e kësaj Shqipnie!
Ndjesë për mijra tironsit që si përmend dot me rradhë efekt kohe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: