Rustem Petrela (4 shkurt 1875)

Nga Marsida T. Najdeni

14 nëntor 2021

Tregtari tironas u përzu nga vila e tij në moshën 70 e kusur vjeçare prej pushtuesve të kuq. Prandaj kur kopilat e sistemit festojnë 17 nëntorin e “çlirimit” të Tiranës kini edukatën të kuptoni dhe mësoni se ai ishte pushtim. Një shembull i mijra keqtrajtimeve, vrasjeve dhe hajdutërisë ishte dhe Rustem Petrela, që e zuri komunizmi në moshë të pleqëruar. Pasi ia vodhën gjithë pasurinë në monedha dhe flori, pasi ia zhvatën pronat, mallin dhe dyqanet, nuk ishin ngopur me aq, por e nxorrën nga shtëpia duke e lënë të pa strehë. Në vilën e tij u bënë me banesa servilat e Enverit, sigurimi gjakprishur. Ndërsa Rustemi plak u detyrua të shkoi tek dhëndri i tij, legjenda Selman Stërmasi dhe e bija Nezihat Petrela Stërmasi, sot ajo është 101 vjeçe dhe dëshmi e gjallë. Por, kur dhe Selmanin e përzunë nga shtëpia duke e katandisur në një dhomë pa dyer e dritare, Rustemi i raskapitur mbylli sytë mbasi i ra paralizë.

Po fundja ç’kishte bërë Rustemi të meritonte këtë keqtrajtim? Ai e kishte fituar paranë me ndershmëri, punë dhe aftësi. Gjë që nuk mund ta themi dot kurrë për pushtuesit e kuq të nëntorit 1944. Rustemi nuk qe marrë kurrë me politikë dhe pse ishte një patriot dhe sipërmarrës i zoti. Tregtia e tij në fillim pa u shpallur pavarsia ishte e karakterit të furnitorit. Merrte mall nga Turqia dhe e sillte në Shqipëri. Mëpastaj ai do të furnizonte ushtrinë me mallra të nevojshme. Më vohnë ai ishte një nga aksionerët e S.I.T.A dhe Stamles, dy fuqi kapitaliste në Shqipërinë e vogël. E bija, Nezihati 101 vjeçare, tregon sesi shkolla fillore katolike për vajza, ku ajo kreu studimet dhe ndër të tjera mësohej dhe shqip, ishte në një godinë pronë e familjes tironase Begeja, e Ali Begesë, babai i saj Rustemi ishte një dhurues i përhershëm aty. Rustemi vdiq pa e parë djalin e tij Maliqin, të cilin e kishte çuar me studime në Vjenë.

E ripërsëris pyetjen time me qindra herë pa u lodhur… Vallë çfarë kishin bërë këta njerëz si Rustemi për të merituar këto sjellje vrastare anti shqiptare? Komunizmi si ideologji hyri nga filo rusët e filo sllavët anti shqiptarë në vendin tonë. Ia arritën qëllimit! Përçanë një komb, e bënë lëmsh nga të gjitha aspektet shoqërore, edhe ende krimbi tyre vazhdon gërryen me speciet si tek PS-PD-LSI.


Faleminderit Mirjam Stërmasi!

Rustem Petrela lindur në Tiranë
më 4 shkurt 1875

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: