Dr. Jakov Hobdari 1865

Dr. Jakov Hobdari lindi në vitin 1865 siç njihej asokohe nga populli në mëhallen e Hobdarve, sot Hotel Tirana Internacional. Familja Hobdari është nga familjet më të njohura dhe të respektuara të komunitetit orthodoks të Tiranës. Një familje bamirbërëse ku listohen në Kodikun e Kishës Orthodokse të Tiranës prej shek 18. Dr. Hobdari i kreu mësimet plotore në Manastir, ndërsa universitetin për mjeksi e kreu në Universitetin e Athinës. U diplomua nga kjo shkollë në vitin 1894 me titullin “mjek”. Jakovi del kështu jo vetëm nga të parët mjek të diplomuar të Tiranës, por edhe nga të parët mjek në Shqipëri. Me kthimin në atdhe ai e ushtroi profesionin e mjekut si fillim në Berat, më pas në Kavajë, dhe deri në vitin 1918 në Durrës. Kjo tregon se mjekët tiranas si Hobdari, Mara, Bimbashi etj. ishin në listën e doktorëve të parë në Shqipëri, të cilët përhapën mjeksinë moderne jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Në fushën e patologjisë Dr. Jakov Hobdari padyshim është nga më të hershmit në Shqipëri. Me kthimin në Tiranë ai vendosi të mos lëviz më nga vendlindja duke iu dedikuar sëmundjeve ngjitëse, si tuberkulozi, sifilizi, dhe tifoja. Dr. Jakob Hobdari shërbeu si mjek deri nga fundi i periudhës së Monarkisë së Zogut, kur ai u nda nga jeta.

Trashigimia e Dr. Hobdarit vazhdoi me dy djemtë e tij po shembullorë. Djali i madh Milti, i lindur më 1880 në Tiranë studioi në degën Kimi-Farmaci në Universitetin e Napolit, ku fitoi gradën e Doktorit të Shkencave. Milto u kthye në Tiranë ku krahas hapjes së një farmacie private, ai ngriti dhe një laborator për bërjen e analizave mjeksore. Djali i dytë, Spiro, pasi mbaroi shkollën e mesme në ishullin e Korfuzit, vazhdoi studimet e larta në Paris, ku u diplomua në degën e Stomatologjisë. Pas diplomimit, Spiro Hobdari u kthye në qytetin e Tiranës. Në fillim punoi në një klinikë private, por me shtetëzimet dhe shpronësimet Dr. Spiro Hobdari punoi në Spitalin Ushtarak dhe Poliklinikën Dentare të Tiranës. Spiro, i cili ndërroi jetë në vitin 1960-të, njihet si një nga stomatologët më të mirë të periudhës ku jetoi.


Shkrimi nuk është i imi, por kam mbledhur grimca nga artikuj të ndryshëm si të Dashnor Kalocit, nga faqja e Spitalit të Durrësit, ndër vite për të krijuar këtë mini biografi. Foton e pashë tek libri “Tirana Personalitete” vëll 3. E përpunova me ngjyra dhe e pastrova.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: