Propaganda kuqe anti tironse.

Nga Marsida T Najdeni

19 prill 2021 – Vakt zgjedhjesh.

Kur erdhën pushtuesit e kuq në 1944 në Tironë nxorrën teorinë se tironsit ishim pijanecë, pra shpirtin bujar dhe me jetu si qefli, e transformuan në pijanec. Nuk di asnji nga gjyshërit e mi, si nga nona a nga baba, t’ishin pijanec, as e kanë fut në gojë përveç mbase ndonjë sebepi gëzimi dhe pse ishin datlindja 1912 dhe 1923. As kam dëgju për stërgjyshnit ta kishin këtë huq vetiak fundia. Megjithatë, kallare kuqët ngre e ve tironsit pijanecë. Pastaj nxorrën teorinë se tironsit ishin dembela, edhe pse 95% jetote në toka të veta, shpia të veta, pra në pronë të veten, fitu me punë e me djersë. Kallare kuqve, që su kishte thënë njëri puna e mbarë, e që hynë në shtëpiat tona, me florijtë tanë hëngrën bukë, i gjetën gati, i dukesh vetja puntorë se dinin si me qenë hajdut, kurse tironsave dembela. Çmenduritë paradoksale që ndodhin vetëm në Shqipëri. Teoria tjetër pastaj që do t’i vente vulën ishte se medemek tironsit ishin të trashë, të pa shkollum, të prapambet, paçka se po të shohësh listat e studentëve të shkolluar jasht para 1944 janë tironsit në 3-shen për numër në nivel universitar jasht shteti. Edhe pse ishin të zotët për tregti e trashëguar ndër breza, prap nuk u njihesh as kjo për zgjuarsi. Ndërsa traditat kombëtare që i ka çdo trevë dhe ato i damllosën me petkun e prapambetjes. Muzikën e gjerë, që pa të s’martohet asnjë shqiptarë dhe me tekste perla, ia vulosën si jasht mode. Me dialektin e butë tironas pushtuesit e kuq shpallën luft, sepse jo vetëm që s’mund ta flisnin dot, por gamën e larmishme metaforike të të folurës tironase nuk e kuptonin dot. Filluan t’i përsërisnin aq shumë këto teori pa baza dhe pa fakte, saqë njof shumë tironas/tironse sot moshë e tretë, që prej propagandës me të cilën u rritën u kanë besu në një formë ose tjetër prrallave të kallarve kuq. Kur vetë tironsit fillun me besu rrenat, imagjino pinjollët e pushtuesve..? Edhe pse kur ata zdrypën në Tironë si pushtues 90% e tyre ishin analfabetë vetëm nga propaganda mbushur me gënjeshtra sot kujtojnë se kush kanë qenë. Pra, të ishe tirons i shkolluar, tregtar, me prona e shtëpi, tu pa punën tënde në vendin që ta lanë të parët duke jetu me adetet e trevës ishte injorancë. Ndërsa, të vije si pushtues, vrastarë, propagandues, zaptues, hajdut ishte meritë e zgjuarsi, përparim kohor.

A nuk ndodh e njëjta gjë me politikanin Dashamir Shehi? E tallin, e përqeshin, e përshkruajnë me batuta, këta që po t’i pyesësh për prejardhjen e tyre shumë shumë deri tek gjyshi partizan mund të shkojnë, kurse Dashi është brezi i 5-të në familjen e tij me shkollë të lartë, me një familje të respektuar ndër breza në komunitet, njeri që nuk lëpihet dhe i thotë gjërat troç, nuk ka as vila n’Surrel e as fmitë multi-miliardera, dhe as nuk spërdridhet me ia fut gishtin tjetrit dhe me i thonë “Ë të pëlqeu? Nashti ec e maji erë!” Por, shqiptarët gishtin dunë, s’dun të vërtetën. Nuk duan tironsin e ndershëm, por komunistin uzurpues.

Foto nga italiani Luigi Pellerano për National Geographic në Tiranë, 1931.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: