Tirana nuk kishte shkrimtarë/publicistë… – thonë ende komunistët e tollonave.

Nga unë Marsida T. Najdeni dy fjalë: Këtë përmbledhje e kam ndërtuar në vite thjesht nga dashuria e madhe që kam për njerëzit e mi. I kam mbledhur duke folur me pinjollë të familjeve, duke kërkuar arkivat, duke lexuar librat e “Shoqatës Tirana” mbi intelektualët tiranas dhe mjaft libra të tjerë, duke ndjekur faqen “Tirona” në facebook dhe pamëdyshje duke mbajtur shënime emrat e detaje. Falenderoj nga zemra gjithë kontribuesit dhe shpresoj t’ju pëlqei dhe t’ju duket e vlefshme. Ju lutem ta shpërndani për të mbyllur gojët e liga dhe për t’i hapur mendjen atyre që duan të hajnë pyka (mend).

  • Poeti i shek. XVIII-XIX Zenel Bastari (1767 – 1837) është i harruar, persekutuar me harresë si poet. Botohet puna e tij e plotë vetëm në vitet 1930-të dhe 2003. Mbetet padyshim një nga shkrimtarët kryesorë të periudhës së bejtexhive.
  • Fadil Bodinaku realizoi një punim mjaft të rëndësishëm. Për të ndihmuar shqiptarët në Stamboll që të ruanin gjuhën shqipe; nën emrin “Tiranli Fazil” (Fadil Tirana), ai përgatiti më 1911 librin “Gramatika fillestare shqipe” (Sarfi ibtidai arnauti), që u realizua në shtëpinë e njohur botuese “Ebuz-zija”.
  • Një botim prej 900 faqesh është ai i studiuesit ekonomik Haxhi Shkoza i lindur në Tiranë më 1888, i cili shkruajti të parin studim mbi financat shqiptare titulluar “Financat e Shqipnis 1839-1934” botuar në Tiranë më 1934. Kjo pune voluminoze ende shërben në institutet e ndryshme shqiptare sot.
  • Osman Myderizi nga krijuesit dhe gazetarët e periodikes “Zani i Ri” krijuar më 1920. Shkencëtari tiranas Osman Myderizi ishte i pari që shkroi libër për historinë e qytetit titulluar “Tirana 1604-1937” me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë. Në vitin 1944 botoi për shkollat e mesme librin “Gramatika e re e shqipes”. Osmani është bashkautor në botimin “Fjalori i gjuhës shqipe” të vitit 1954, i pari në historinë e Shqipërisë.
  • Poezitë e Murat Toptanit datojnë nëpër gazetat e diasporës shqiptare qysh para 1900. Këto vjersha do të mblidheshin në një vëllim vetëm në vitin 1924 pas vdekjes së tij. I pari që i këndoi flamurit shqiptarë më 28 nëntor 1912. Poezi të tjera janë “Moj Shqipni”, “Shpresë”, “Lulet” “Dëshirë” etj.
  • Ja çfarë shkruante Aleksandër Xhuvani “Normalja ka në themelin e saj djersën dhe kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut.” Tiranasi Ibrahim Dalliu, shqiptari i parë që e përktheu Kuranin nga gjuha arabe, pra direkte nga origjinali. Disa nga botimet e Dalliut: “Grenxat e kuqe të Tiranës”, poem satirike në vargje, 1915. Poema “Një andërr e imja” me 681 vargje, 1921.Dokrrat e hinit”, satirë në vargje, 1922.Patriotizma në Tiranë”, botuar më 1930.Texhvidi” (Rregullat e leximit të Kuranit), botuar më 1921.Dhanti e Ramazanit”, botimi i parë 1921, etj, etj.
  • Është nga zhanret më specifike dhe interesante. Toger Ibrahim Farka ishte i përhershëm me shkrimet e tija studimore në librat që botoheshin nga Fuqitë Armate të Mbretërisë ndër ta “Buletini dhe e përkohshmja ushtarake”. Aty në vitin 1931 shkruan një studim që ende sot është krejt i veçantë, “Mbrojtja kundër Msymjeve Kimike”, një punim i detajuar që u shpjegon ushtarakëve dhe popullit si të mbroheshin në rast sulmi kimik. Shkrimet e tija do t’zgjatnin përgjatë gjithë karrierës ushtarake.
  • Përveçse një nga doktorët më me emër që ka patur ndonjëherë Shqipëria, Dr. Kadri Kërçiku me të drejtë mban titullin e shkrimtarit shkencorë historik. Në revistën “Djalëria” botohet artikulli “Sëmundjet gjenitale, rreziqet dhe luftimi i tyre” (1927), të cilin e kishte shkruar që kur ishte student. Më tutje, në revistën “Ilyria”, me temën “Randësia shoqnore dhe luftimi i sëmundjeve gjinore”, ai shkruan një seri prej pesë artikujsh (1935-1936), megjithëse në atë kohë ishte mjek i ri dhe në formim. Në vitin 1962 boton librin historiko-mjeksorë titulluar “Zhvillimi i shëndetsisë në Shkodër gjatë Shek. XVIII-XX”.
  • Hamdi Sheri përveçse portier i SK Tirana, jurist i diplomuar në të famshmen Sorbonë të Francës, ishte dhe gazetarë. Artikujt e tij mbi diturinë juridike janë të shumta, por ai u aktivizua dhe në Radio Tirana për emisionin “Ju flet juristi”.
  • Profesori dhe matematicieni Qazim Turdiu ka qenë dhe një shkrimtarë shkencëtar mjaft i zoti. Mes tyre dallohen: “Algjebra”, 1951; “Elementë të analizës matematike”, 1955; “Gjeometria analitike”, 1955; “Konspekt-leksionet e matematikës elementare”, 1962; “Trigonometria plane”, 1967; “Aritmetika”, 1969, etj. Me këtë angazhim, ai ka shkruar gjithashtu libra metodikë e shkencorë, nga të cilët mund të veçohen: “Lidhja e teorisë me praktikën në mësimin e matematikës”, 1958; “Matematika në shekuj”, 1976; “Metodika e aritmetikës”, 1981 dhe “Matematika si shkencë dhe si lëndë shoqërore”, 1983.
  • I mbytur me petkun modest të një publicisti të vogël Hasan Farka na ka lënë disa shkrime me kontest mësimdhënien dhe lehtësimin e punës së fshatarit agronom. I rrallë në tematikën që diskuton. Kështu në vitet 30-të merr përsipër tu mësoi vajzave vetësimin financiar, lirinë e xhepit të tyre, duke u shpjeguar sesi mund të bëheshin sipërmarrëse në artikullin “Mëndafshi – Mjeshtri e bukur bujqësore për vajza.” Shkrime të tjera “Jeta në katund transmetimi i koncertit Tashko-Paluca në katund”, “Dija dhe besimet të katundarvet bujqë”, etj.
  • Xhemal Kusi duke pasur kujtesë të fortë e të saktë për ngjarjet historike të jetuara nga vetë Xhemali dhe nga materialet që lexonte, ai hartoi një monografi historike prej rreth 200 faqesh dorëshkrim ku vihen në dukje ngjarje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare në Shqipërinë e Mesme në vitet 1913-1925. Ky material ndodhet i arshivuar në Institutin e Historisë dhe ka tërhequr vëmendjen e historianëve tanë për ngjarjet që paraqet dhe tezat që ngre. Xhemal Kusi pasi studioi “Fjalorin e Gjuhës Shqipe” të vitit 1954, ka nxjerrë nga ky fjalor të gjitha turqizmat që janë huazuar nga gjuha turke në gjuhën shqipe dhe i zëvendësoi këto fjalë me ato të gjuhës tonë. Studim voluminoz nga ana e tij. As kjo punë e vyer nuk e ka parë ende dritën e diellit. 
  • Ibrahimi Hasnaj shkruante me pseudonimet Hima, Bardhyl Nizami, Fatmiri, Linveriu, Cen Qytyku. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i paraluftës për gjithë Komunitetin Bektashian dhe kryeredaktori i periodikut Bektashianë që botohej nën emrin “Djersa”, nga të cilat u botuan tetë botime deri në vitin 1947. Janë me dhjetra artikujt e tij në gazetat e ndryshme para 1945. Nuk u vlerësua kurrë për intelektualizmën e tij. Ibrahim Hasnaj është autori i tre punimeve voluminoze: “Unë dhe ndiesitë e mia”, 1939. “Lot skamnorësh”, 1940. “Rreze të zjarrta”, 1980. 
  • Fiqiri Llagami ka shkruar me emrin e tij dhe pseudonimet Fllami, F.Ll, Tiranasi, Shok tiranasi, etj. Nuk ka gazetë që nuk ka një shkrim të Fiqriut. Po përmend një pjesë të vogël publicistike tijën: “Gjëndja e përgjithshme e artit. (Edhe mbi mundësitë e zhvillimit të artit në Shqipëri)” – Besa, 1932. “Bashkimi i studentave: (Mbi mundësitë e krijimit të një organizate)” – Ora, 1931. “Vjeti i ri dhe Djelmënia e Goethes. (Domosdoshmëria e pregatitjes së një brezi të ri të kulturuar për të ardhmen e vendit)” – Besa, 1932. “Cili asht gazetar? (Mbi profesionin e gazetarit)” – Besa, 1934. “Randsija e turizmit dhe nevoja e nji organizimi për Shqipnin.” – Kuvendi kombtar, 1934. “Këshilla për Djelmnin Shqiptare. (Ç’asht koha. Si mundemi me e përdorue)” – Shekulli i Ri. “Lirija. (Mbi konceptin e lirisë dhe lirija në formacionet e ndryshme shoqnore)” – Shqipnija, 1944, etj, etj.
  • Xhemal Farka ishte satirist, kritik, hulumtues, gazetar në Zërin e Amerikës në Jeruzalem dhe gazetar në Radio Bari. Ai shkruante me emrin e tij të plotë përdorte pseudonimet si Sula i Fajes, Xh.F, Xhefar etj. Xhemali mblodhi proverba gojore t’harruara dhe i botoi ato në një rubrike letrare që e titulloi “Nga Folklora e Tiranës” të vitit 1934. Në vitin 1936 gazeta “Arbënia” do t’i kushtonte atij një kollonë javore në gazetë me siglen “Muhabet tirançe”. “Fëmijë të natës” ngre lart problemin social të lypësëve të rrugës. Edhe pse shkruar më 1936 fatkeqsisht aq real dhe sot. Jane me dhjetra artikujt e Xhemalit në gazetat e kohës.
  • Gjykatësi, avokati dhe noteri Jonuz Tafaj mbase nuk do t’ju vi ndërmend si një shkrimtar a publicist, por pak e dinë se në vitet e hershme të rinisë së tij në Selanik ishte një nga dy krijuesit të klubit “Botimi”. Për qëllim kryesorë ky klub pati mësimin e gjuhës shqipe të shqiptarëve të Selanikut. Këtu në këtë klub Jonuzi do të shkruante dorëshkrime patriotike propagandiste mbi identitetin shqiptarë, që në këtë mënyrë çetat shqiptare të Selanikut të frymëzoheshin. Jonuzi pas daljes nga burgu komunist punoi si bashkëpunëtor i jashtëm në Institutin e Historisë dhë Kulturës, kontribute që sigurisht për arsye biografike nuk mbajnë firmën e tij.
  • Halil Mëniku ka punuar si gazetar dhe drejtor i gazetës ”Jeta dhe Kultura”; ndërsa më vonë, deri në pushtimin nga italianët, si sekretar në drejtorinë e shtypit në Ministrinë e punëve të jashtme të Shqipërisë, duke bashkëpunuar njëherësh si publicist edhe me revistat “Bota e re” dhe “Minerva”. Një anti-fashist dhe anti-komunist i orëve të para jeta e tij shkoi në egzil politik. Mëniku ishte kreu i Unionit Ndërkombëtar të Fshatarëve në Romë dhe drejtor i zyrës së shtypit të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”. Duke ju përmbajtur profilit të tij intelektual, Halili u angazhua në gazetat “Flamuri” dhe “Koha e jonë”, dy organe të shtypit të emigracionit shqiptar.
  • Andrea Shundi është një agronom tiranas-shqiptaro-amerikan. Kërkimet dhe botimet e tij akademike përqendrohen kryesisht në sistemet e foragjereve si një burim ushqyes për bagëtinë, në vreshtari dhe vreshtari, dhe gjithashtu në historinë e bujqësisë shqiptare. Një nga autorët kryesorë të librave shkollorë të nivelit universitar në Shqipëri. I njihen mbi 25 libra publikime studiuese të gradës shkencore.
  • Ndër të parët autorë që shkruajti një roman dashurie në letërsinë shqiptare. “Greminat e dashunisë” botuar në Tiranë më 1944 nga shtëpia botuese “Ismail Mal’Osmani”, edhe pse si datë e përfundimit shënohet prej autorit data 1 janar 1942. Mustafa Greblleshi skicat letrare e tregimet i botonte me pseudonimet Mustafa Mustafai, Memli, Mano dhe me emrin e tij të vërtetë, ndërsa shkrimet satirike me pseudonimin Liu i Cakut. Gërmon, studion, shkruan, tri monografi për Haki Stërmillin, Fan Nolin dhe Omer Khajamin. Boton tregimet “Kuklla” dhe “Tut Huqi dhe hygjena” tek Nëntori më 1962. Boton të plotë  vëllimin me tregime “Albumi i një bojaxhiu”. Boton vëllimin për fëmijë “Shalli i kuq”. Përkthen novelat e Pirandelos botuar me titullin “Jeta lakuriq”, dramat e De Filipos botuar me titullin “Filumena Marturano” dhe “Njëmijë e një netët”.  Fëmitë e Mustafait më 2017 i botuan librin “Kujtime 1939-1944” dhe po punojnë t’i venë babait vendin që meriton në letërsinë tonë.
  • Më 16 shtator 1942, Halim Begeja merr pjesë në Konferencën e Pezës, si përfaqësues i Rinisë Nacionaliste dhe i deleguari personal i Mit’hat Frashërit. Ai përpiloi “Traktin për Demokracinë”, dokument që në historiografinë e luftës ka hyrë me emrin “Dekalogu i Ballit Kombëtar”. Ky dokument paraqitet nga Halimi, miratohet nga organizata e Ballit Kombëtar dhe shpallet publikisht më 28 nëntor 1942. Shkrimtar e opinionist për disa dekada në gazetën “Flamuri” . Më vonë me shpenzimet e veta botoi në New Jork të ShBA-së gazetën “Zëri i Ballit Kombëtar”
  • Prof. Dr. Haxhi Sauku, krahas fondit të madh të shkrimeve të botuara në fushën profesionale të xehtarisë dhe ndihmesën e saj në zhvillimin e qytetërimit njerëzor, ka botuar edhe një sërë librash mbi tejlashtësinë e panjohur të të folurës njerëzore. I dashuruar pas letërsisë dhe poezisë ka shkruar e botuar edhe albume shkrimesh e vjershërimesh të viteve 1943-1996. Atë që unë e kam pagëzuar si poema më e bukur shkruar ndonjëherë për Tiranën e krijuar nga Haxhiu në vitin 1994 titulluar “PSE HESHT TIRANË?!
  • Më 1 janar 1972 do të dilte në botim libri i parë i shkruar nga një shqiptarë mbi kalërimin, ky libër u botua në Angli nga Konti Iljaz Toptani. “Modern Show Jumping” është fjalori i teknikës mbi kalërimin modern të artit kalorësiak. Patentimi i samarit “Toptani” është një tjetër shpikje e kontit tiranas.

Themelndërtuesit lanë pas kryevepra dhe u pasuan me emra shkrimtarësh e publicistësh si Skënder Jasa, Bardhyl Pogoni, Skiftër Këlliçi, Bedri Alimehmeti, Orhan Sakiqi, Flamur Topi, Ismail Demneri, Hamit Spahiu, Gazmend Bakiu, Dashnor Kokonozi, Rezarta Delisula, Ylli Demneri, Ornela Vorpsi, Roald Hysa, Mirela Bogdani etj, për të cilët do t’më duhet t’i kujtoj një herë tjetër. Ndjesë nëse padashje s’është përmendur dikush, mund ta lini në koment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: