Adelina Sejdini

“Adelinë”
me turp nga Marsida T. Najdeni
13 nëntor 2021

Emri yt do të thotë fisnike,
e tillë linde, e tillë jetove.
Luajtën me dinjitetin tënd,
palaçot e brigjeve përballë.

Viktimë e djajve halabakë,
me gjakun tënd xhepat frynë.
Por, ti trimneshë e dlirsisë,
djallit kurrë si dhe kontratë.

Trupin ta gjymtuan vampirët,
shpirtin ta pranuan engjëjt.
Neve na le të jetojmë me turpin,
teksa me aspi drejtojmë gishtat.

Adelinë, trimnesha Adelinë,
ç’të panë ata sy?
Mretneshë e Dyrrakiumit,
ç’të bajti ajo zemër?

Dhe në vdekje ti lufton,
në hamshim paqen kërkove.
Kurse ne bëjmë sikur jetojmë,
çuditë as tre ditë nuk zgjasin më…

Leave a comment

Blog at WordPress.com.

Up ↑